Zyrtar/e për Mbrojte të Mjedisit

drenas logo e1558609641693
Komuna Drenas
Publikuar më
01/01/2022
Qyteti
Drenas
Kategoria
Mjedis  
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00007965
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 10/12/2021
Afati për aplikim: 31/12/2021 - 13/01/2022

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000291 | RN00006402 | Zyrtar për Mbrojte të Mjedisit | Profesional 2 | 6 | Komuna Drenas | Sektori për Mbrojtje të Mjedisit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Mjedisit
  • Institucioni Komuna Drenas
  • Nr. i Referencës RN00007965
  • Kodi RPC0001770
  • Data e njoftimit 10.12.2021
  • Afati për aplikim 31.12.2021 - 13.01.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara  në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave; 
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe  përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; 
  3. Planifikon dhe propozon, masa dhe aktivitete si dhe siguron zbatimin e tyre me qëllim të avancimit të  punës dhe efikasitetit për procesin e mbrojtjes së mjedisit; 
  4. Kujdeset për nivelin e ndotjes së ajrit, ujit dhe dheut, inspektimin e mbeturinave e materieve të  rrezikshme që shkaktohet nga veprimtaritë industriale, urbane dhe rurale; 
  5. Monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, përfshirë  menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së  ambientit; 
  6. Bën hulumtime dhe analiza për mungesën e menaxhimit dhe te eksploatimit të resurseve natyrore dhe  shqyrton rezultatet e hulumtimeve, të përmbajtjeve, analizave lidhur me gjendjen e mjedisit; 
  7. Merr pjesë në planifikimin lokal të mjedisit, masave për konservimin e natyrës, masat tjera mbrojtëse  ndaj zhurmës dhe trafikut; 
  8. Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to.  Fakulteti i Biologjisë- drejtimi i Ekologjisë, Fakulteti i Biznesit- drejtimi  Menaxhment në Turizëm dhe  Hotelieri. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet  procedura.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike  
  •  Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;  
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim;
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit ;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

 

Listime të ngjashme

18/01/2022
18/01/2022