Zyrtar/e për mbështetje në Organin e shkallës së dytë

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Inspektorati i Punës, MFPT
Publikuar
17/02/2022
Skadon
03/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008110
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/01/2022
Afati për aplikim: 17/02/2022 - 03/03/2022

Në bazë të nenit 79 dhe 80 të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.0641-114, si dhe nenit 8 të Ligjit Nr. 031-212, të Punës, dhe Udhëzimit Administrativ, 0772017 për Regullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, MFTP-Inspektorati i Punës, publikon këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës : Zyrtar për mbështetje në Organin e shkallës së dytë në IP
Koeficienti : 6
Numri pozitave: Një (1)
Lloji i Pozitës : Nëpunës Administrativ dhe mbështetës
Orari i punës: 40 orë në javë
Periudha e Kontratës: Me afat të pacaktuar

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron mbështetje teknike — administrative për organin e shkallës së dytë në IP, duke siguruar pranimin e lëndëve, kompletimin e tyre me dokumentacion, duke marrë cdo veprim të nevojshëm në menaxhimin e tyre përfshirë edhe komunikimin me udhëheqësit e Rajoneve në IP, Inspektorët dhe palët në procedurë.
  • Organizon dhe mbështet seancat e Organit të shkallës së dytë duke përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, fotokopjmin e dokumentave dhe cdo veprim tjetër të kërkuar nga zyratënt e shkallës së dytë.
  • Bënë protokolimine lëndëve të shqyrtuara, sistemimin dhe ruajtjen e tyre si kopje fizike deri në dorëzimin e tyre në arkivë.
  • Siguron kompletimin e lëndëve të shkallës së dytë sipas kërkesave të organeve të tjera, dhe është përgjegjës për dorëzimin në organin kërkues.
  • Siguron dorëzimin në kohë të vendimeve të shkallës së dytë tek rajonet përkatëse dhe palët në procedurë, dhe njëkohësisht siguronë informimin e palëve për të gjitha fazat e procedurës.
  • Sipas nevojës kryen edhe bartjen e lëndëve nga shkalla e dytë tek udhëheqësit e rajoneve dhe anasjelltas, duke shërbyer si ndërlidhës mes këtyre organeve, për qdo kërkesë që paraqitet e që procesi punës nuk mund të kryhet nga selia e Inspektoratit.
  • Deri në kompletimin e tërsishëm të Divizionit të Burimeve Njerëzore kryen shërbime edhe për këtë të fundit.
  • Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe me qëllim të funksionimit më të mirë të këtij organi.

Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të mos jetë I dënuar apo nën hetime
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët:

Kualifikimi, përvoja e punnës, dhe aftësitë tjera të kërkuara:

  • Diplomë universitare (drejtimi i pa përcaktuar)
  • Së paku 3 vite përvojë punë
  • Kopja letërnjoftimit
  • Patent shoferi kategoria (b)
  • Kurse dhe trajnime tjera të karrierës profesionale
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,)
  • Shkathtësi në komunikim

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • Diplomë universitare
  • Certifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatë që nuk është i dënuar dhe nën hetime
  • Dëshmi për përvojë pune
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

Informata të përgjithshme:

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kaë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësi për kryerejen e detyrave.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikacionet mund te merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara tek Burimet Njerëzore në Inspektoratin e Punës Rr. Qamil Hoxha Nr. 30 zyra Nr. 1.

Aplikacionet e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do te shqyrtohen.

Njoftimi dhe data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net, është prej 18.01.2022 deri më 15.01.2021, ndërsa data e aplikimit është i hapur nga data : 16.02.2022 deri më 02.03.2022.

Shpalljet e ngjashme

Punë praktike (180)   Mitrovicë
25/05/2022
25/05/2022