Zyrtar/e për mbështetje administrative (2)

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
Publikuar më
08/07/2020
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve,  Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit më datë 08.07.2020, bën:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

  • Titulli i Vendit te Punës: Zyrtar/e  për mbështetje  administrative ne  promovimin e vlerave natyrore  te Ujëvarave e Mirushës
  • Nr.Referencës së vendit të punës: AMMK – 2/ 2020 - MSHV
  • Tarifa e shërbimit: 370 euro (Bruto)
  • Lloji  kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)
  • Kohëzgjatja e kontratës: 5 muaj
  • Njesia: Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës / Drejtoria për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë
  • Raporton te: Drejtori i Drejtorisë  për Administrimin e  Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë
  • Orari i punës: I plotë
  • Numri i ekzekutuesve: 2 ekzekutues
  • Lokacioni: Mirushë - Klinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mbikëqyrë hapësirat përreth Monumentit te Natyrës me Rëndësi të Veçante (MNRV) “Ujëvarat e Mirushës”;
  2. Njofton vizitorët për vlerat natyrore (gjeologjike, hidrologjike, gjeomorfologjike etj) për Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”, duke zbatuar detyrat nga programi i punës së DAMNRV-së dhe AMMK-së;
  3. Respektimi dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjes e Natyrës dhe Direktivat e IUCN-së, të UE-së dhe Konventave Ndërkombëtare nga lëmi i mbrojtjes së natyrës dhe ujëvarave;
  4. Shoqëron dhe i njofton vizitorët për Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës
  5.  Krijon kushte dhe siguri për vizitorët në Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës.
  6. Bashkëpunimi me institucionet gjegjëse të Kosovës (Ministrit, Komunat, UP. OJQ.), dhe me qellim te ruajtjes dhe promovimit të Monumentit te Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës.
  7. Bënë edhe punë tjera sipas nevojës.

Kualifikimi i kërkuar

Diplomë Universitare.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Outlook);
  • Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme përderisa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Vërejtje: Të gjithë aplikantët janë të obliguar që gjatë dorëzimit të dokumentacionit të tyre të bartin maska dhe dorëza si dhe njëkohësisht të respektohet distanca.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit  mirëpret aplikacionet  nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha  komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MEA-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 15.07.2020.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MEA-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MEA-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr.Zyres 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Me shume informacion.