Zyrtar/e për Kulturë

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna Skenderaj
Publikuar
08/02/2022
Skadon
23/02/2022
Lokacioni
Skenderaj
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008114
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/01/2022
Afati për aplikim: 09/02/2022 - 23/02/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000557 | RN00006679 | Zyrtar për Kulturë | Profesional 2 | 7 | Komuna Skenderaj | Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Skenderaj shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të përgjithshëm të Trashëgimisë kulturore
  • Institucioni Komuna Skenderaj 
  • Nr. i Referencës RN00008114 
  • Kodi RPC0001915 
  • Data e njoftimit 19.01.2022 
  • Afati për aplikim 09.02.2022 - 23.02.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Merr pjesë në planifikimin e zhvillimit të veprimtarive kulturore në drejtori.
  • Promovon strategjinë e  punës,planin e veprimit si dhe masat që duhet të zbatohen në sferë të kulturës.
  • Promovon projekte dhe  programe kulturore në Komunë.
  • Merr pjesë në hartimin dhe publikimin e materialeve për promovime  kulturore.
  • Bashkëpunon me subjekte relevante nga fusha e kulturës.
  • Mbikqyre dhe raporton për realizimin  e projekteve të mbeshtetura nga drejtoria.
  • Angazhohet në aktivitete të ndryshme nga fusha e kulturës  (organizimi i manifestimeve të ndryshme: takimet letrare,performanca teatrale etj.)
  • Me kërkesë të  mbikqyrësit kryen edhe punë të tjera dhe dëtyra shtesë. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare Fakulteti i Arteve ,Juridik, Ekonomik, Shkenca  politike me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.

Kualifikime të posaçme formale:

Përvoja e  punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin  e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  1. Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  2. Nivel të lartë të njohurive  profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe  përgjegjësit;
  3. Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  4. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  5. Aftësi për të bërë gjykime  profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të  rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe  formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  7. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal,  përfshirë aftësi për të përfaqësuar 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur  me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit,  përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në  aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme