Zyrtar/e për Kthim të Qëndrueshëm

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna Obiliq
Publikuar më
10/01/2022
Qyteti
Obiliq
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00007988
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/12/2021
Afati për aplikim: 10/01/2022 - 18/01/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000243 | RN00006346 | Zyrtar për Kthim të Qëndrueshëm | Profesional 3 | 7 | Komuna Obiliq

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Obiliq shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
Institucioni Komuna Obiliq
Nr. i Referencës RN00007988
Kodi RPC0001792
Data e njoftimit 17.12.2021
Afati për aplikim 10.01.2022 - 18.01.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Ndihmon në hartimin, dhe zhvillimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e  detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e  këtyre objektivave;  
  2. Zhvillon, zbaton dhe bën mbikëqyrjen e projekteve, me të cilat përshpejtohet krijimi i kushteve për kthim  të qëndrueshëm, ri integrim të personave të zhvendosur dhe riatdhesim;  
  3. Mban kontakte të rregullta me refugjat, persona të zhvendosur, persona vullnetarisht të kthyer, të  riatdhesuar, me komunat dhe me qeverinë në territorin në të cilin jetojnë personat e zhvendosur dhe të  riatdhesuar; 
  4. Vlerëson nevojat ekzistuese të kthyerve vullnetar ose të riatdhesuarve në komunë, duke pasur parasysh  edhe nevojat specifike të grave, fëmijëve dhe personave të moshuar.  
  5. Planifikon dhe lehtëson punën dhe organizimin e grupit komunal për kthim dhe siguron pjesëmarrje të  rregullta, duke kyçur edhe përfaqësuesit legjitim të refugjatëve dhe të personave të zhvendosur. 
  6. Kontribuon në avancimin dhe vetëdijesimin si dhe përhapja e informacioneve mbi të drejtat e personave  të zhvendosur, të kthyerve vullnetarisht dhe të riatdhesuarve.  
  7. Mbikëqyrë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të refugjatëve, të zhvendosurve dhe të riatdhesuarve  të zbatueshme nga qeveria lokale dhe qendrore duke ofruar shërbime nivelit lokal.  
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:  

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to/  

Fusha e kërkuar e arsimimit : Arsimim I lartë I pa specifikuar )

  • Përvoja e punës -  Nuk kërkohet.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin; 
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point) 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Gjatë testit dhe intervistës do të vlerësohen njohuritë rreth Zyres Lokale për Komuitete dhe Kthim si dhe  Administratës Komunale . 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Listime të ngjashme

Mbikëqyrës/e Bankar/e   Prishtinë e re
20/01/2022
20/01/2022
20/01/2022