Zyrtar/e për Kamera dhe GPS

200px Trafiku Urban logo
Trafiku Urban
Publikuar më
16/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozita - Zyrtar për Kamera dhe GPS”
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e punës: 1 vit me mundësi vazhdimi
Orari i punës: I plotë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Monitoron, kontrollon dhe mirëmban kamerat dhe GPS-at në autobusë.
  • Bën regjistrimin dhe identifikimin e problemeve të cilat paraqiten në incizimet e kamerave dhe GPS-ve,
  • I nxjerrë raportet, problemet të cilat paraqiten gjatë orarit të operimit dhe i ruan ato nga kamera dhe GPS;
  • Mbanë statistikat lidhur me performancat e autobusëve, nxjerrë raportet e harxhimeve të derivateve, aksidenteve, shpejtësisë së autobusëve, keqpërdorimeve të mundshme, të hyrat dhe zhvillimet nëpër autobusë gjatë punës,
  • Kujdeset për servisim dhe mirëmbajtje të kamerat dhe GPS-ve.
  • Mbanë librin e evidencës të nisjes dhe ardhjes së autobusëve nga linjat e operimit, pranon defektet dhe problemet të cilat janë paraqitur në autobus.
  • Për çdo problem i cili ndodhet në operim paraqitet si rast dhe e bën regjistrimin dhe informacionin e shpërndan, duke e nxjerr nga kamerat dhe GPS-at.
  • Mbanë evidencën e intervenimeve e nevojshme të autobusëve dhe pastaj kontakton Drejtorin e Operatives dhe e njofton lidhur me problemin.
  • Kontakton me dispeçerët me qëllim të marrjes së masave të caktuara dhe ofrimin e ndihmës për operim të rregullt të
  • Mbledhë, ofron dhe analizon dhe vlerëson të dhënat e transportit me linjat e operimit përmes kamerave dhe GPS-ve.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Shkollimi i lartë: TIK, Menaxhment dhe Informatikë, Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme nga fushat teknike,
  • Njohuritë e qasjeve moderne në planifikim dhe kontroll,
  • Aftësi kompjuterike posaçërisht mbi sistemet kompjuterike me kamera dhe GPS,
  • Njohja e gjuhës angleze është e nevojshme,
  • Përvoja e punës me përparësi,
  • Gatishmëri për të punuar natën sepse është specifike mirëmbajtja e autobusëve gjatë ndërrimit të 3- të.
  • I gatshëm për të dalë në teren, gjatë operimit te autobusëve sipas nevoje dhe
  • Të posedoj patentë shofer kategoria B.

Dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyra e aplikimit: 

  • Kandidati/ja,     duhet    t`i    dorëzoj    këto    dokumente    në    formë    të    skanuar    në    email: punesimi@trafikurban-pr.com:
  • Aplikacioni për punësim     (shkarkohet     nga     web-faqja     e    TU-së     https://trafikurban- com/konkurse-pune/15/aplikacioni-per-pune )
  • Dëshmi mbi shkollimin (Diplomë Fakulteti);
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ka)
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Dëshmi nga Gjykata që nuk është nën hetime më të re se 6 muaj;
  • Dëshmi mbi patentë shoferin.

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.
  • Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.
  • Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Konkursi është i hapur nga data 07.04.2021 dhe përfundon më datë 21.04.2021 në ora 24:00

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, të pa nënshkruara, si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

27/07/2021
21/07/2021
Auditor/e i/e Brendshëm   Prishtinë
19/07/2021