
Përshkrimi
RN00008464
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/02/2022
Afati për aplikim: 16/03/2022 - 30/03/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0001956 | RN00008156 | Zyrtar për Kadastër | Profesional 2 | 6 | Komuna Lipjan
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Lipjan shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të Gjeodezisë
- Institucioni Komuna Lipjan
- Nr. i Referencës RN00008464
- Kodi RPC0002256
- Data e njoftimit 23.02.2022
- Afati për aplikim 16.03.2022 - 30.03.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave.
- Shqyrtimi paraprak i kërkesave lidhur me të drejtat e pronësisë dhe vendosja për aprovimin ose refuzimin e kërkesave.
- Ndihmon në shqyrtimin dhe vendosjen e kërkesave për regjistrimin dhe bartjen e të drejtës së pronësisë në bazë të kontratës për shitblerje dhe udhëzon palët për të drejtën e pronës.
- Vendos për lëshimin e kopjeve të planit, dëshminë poseduese të pronës dhe dokumenteve tjera që lëshohen nga sektori i kadastrit.
- Bashkëpunon me sektorin e gjeodezisë, pronës dhe sektorin ligjor lidhur me çështjet ligjore që paraqiten në sektorin e kadastrit.
- Regjistron të drejtat e pronësisë së paluajtshme, tokave, objekteve në regjistrin kadastral, si dhe regjistrimin dhe çregjistrimin e hipotekave.
- Bënë korrigjimin e regjistrit të drejtës së pronësisë sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës.
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare drejtimi Gjeodezi, Jurist me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale pas përfundimit të arsimimit të kërkuar.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike në programin SIKTK-T.
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore.
- Kopjet e dëshmisë së punësimit.
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Ligjin për Kadaster.
- Ligjin për procedurën e Përgjithshme Administrativ.
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në lëmin e kadastrit.
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen