Zyrtar/e për Kadastër dhe Gjeodezi

rahovec e1601100650626
Komuna Rahovec
Publikuar
21/03/2022
Skadon
28/03/2022
Lokacioni
Rahovec
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008496
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/02/2022
Afati për aplikim: 21/03/2022 - 28/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000366 | RN00006482 | Zyrtar për Kadastër dhe Gjeodezi 2 | Profesional 2 | 5 | Komuna Rahovec

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Rahovec shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
  • Institucioni Komuna Rahovec
  • Nr. i Referencës RN00008496
  • Kodi RPC0002287
  • Data e njoftimit 28.02.2022
  • Afati për aplikim 21.03.2022 - 28.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Kjo klasë përfshin pozita për realizimin e detyrave të cilave nevojiten njohuri/koncepte bazë nga fusha  përkatëse e arsimimit apo shprehi bazë që merren zakonisht me arsimin bachelor pavarësisht nga fusha  apo specialiteti; 
  • Puna në këto pozita përgjithësisht kërkon që t’u jepet zgjidhje problemeve të thjeshta; 
  • Puna që kryhet në këto pozita është përgjithësisht me detyra rutinë brenda një funksioni për  përmbushjen e të cilave nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune; 
  • Puna konkrete në këto pozita kryhen në përputhje me udhëzime dhe/ apo procedura të cilat janë të  miredetajuara dhe standarde; 
  • Puna në këto pozita kryhet nën mbikëqyrjen shumë të afërt të eprorit apo të zyrtarit të një klase më të  lartë, i cili jep udhëzime verbale ose me shkrim; 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore 
  • Kopjen e CV 
  • Kopjen e letërnjoftimit 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit( nëse ka) 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimit( nëse ka) 
  • Kopja e certifikatës që nuk është nën hetime 
  • Dëshmi e certifikatës shëndetësore origjinale për kandidatin e suksesshëm (kanidati i cili emrohet) 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare 
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme