Zyrtar/e për integrim evropian dhe bashkëpunim ndërkombëtar (2)

64x64 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar më
08/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS 

Titulli: Zyrtar për integrim evropian dhe bashkëpunim ndërkombëtar (2)
Njësia: Divizioni për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrim evropian
I raporton: Udhëheqësit të divizionit të integrimeve evropiane
Grada: 6

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Ndihmon në koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me integrime evropiane e që ndërlidhen me sferën e përgjegjësive dhe detyrave të BQK-së.
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe informatave relevante për proceset e integrimit evropian konform kërkesave dhe procedurave të përcaktuara nga BQK-ja, Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet tjera relevante (raportimet në baza të rregullta dhe sipas nevojës).
  • Me autorizim të mbikëqyrësit mban kontakte të rregullta/vazhdueshme më njësitë organizative relevante në BQK më qëllim të adresimit efikas të çështjeve që dalin nga procesi i integrimit
  • Ndihmon në evidentimin e sfidave që dalin nga raportet e vlerësimit të UE-së për vendin dhe kontribuon në adresimin efikas të tyre më qëllim të tejkalimit apo përmbushjes.
  • Me autorizim të mbikëqyrësit mban kontakte të rregullta/vazhdueshme më zyrtarët relevant të Ministrisë së Integrimit
  • Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në takime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ndërlidhur me sferën e integrimeve evropiane (seminare, takime te rregullta, raportimet e rregullta dhe punëtori).
  • Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në takimet e Komisionit për integrime evropiane në BQK dhe kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimit konform kërkesave të kryesuesit te
  • Kontribuon ne mbajtjen e kontaktit me institucione tjera publike për fushat me interes të përbashkët nga sfera e integrimit
  • Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në koordinim dhe mbarëvajtje të punëve lidhur me sferën e integrimeve evropiane dhe atë si në relacion me njësitë organizative brenda BQK-së ashtu edhe me institucionet tjera relevante (Ministria e Integrimit Evropian, Zyra e Komisionit Evropian dhe institucione tjera).
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen punë tjera në kuadër të departamentit.

Njohuri e kërkuar:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, drejtësisë marrëdhënie ndërkombëtare, integrime evropiane ose të ngjashme.
  • Njohuri të mirë në të kuptuarit e funksionimit dhe zhvillimit ekonomik me fokus sistemin financiar në Kosovë dhe proceseve integruese.
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe/apo serbe, e preferuar njohja e gjuhës angleze;
  • Njohuri të mirë të punës me kompjuter si Excel, Word, Power Point, Access;
  • Aftësi për të krijuar dhe mbajtur komunikim dhe marrëdhënie efikase ekipore në ambient ekipor, me përbërje ndërinstitucionale;
  • Përkushtim për kualitet në punë dhe aftësi për të punuar nën presion.

Përvoja e kërkuar:

  • Përvojë prej së paku dy (2) viteve me fokus në fushën e integrimeve evropiane, bashkëpunimin ndërkombëtar apo të ngjashme që lidhen me fushat financiare.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 22 mars 2021.
  • Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org; ) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org;
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Zyrtarë për biblioteka (3)   Novobërdë e re
18/04/2021
16/04/2021
Asistent/e Ekzekutiv/e   Prishtinë
15/04/2021