Zyrtar/e për Informim

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna Skenderaj
Publikuar
01/06/2022
Skadon
15/06/2022
Lokacioni
Skenderaj
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009002
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 11/05/2022
Afati për aplikim: 01/06/2022 - 15/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001981 | RN00008181 | Zyrtar për Informim | Profesional 2 | 7 | Komuna Skenderaj

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Skenderaj shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të marrëdhënieve me  publikun dhe informimin
  • Institucioni Komuna Skenderaj
  • Nr. i Referencës RN00009002
  • Kodi RPC0002755
  • Data e njoftimit 11.05.2022
  • Afati për aplikim 01.06.2022 - 15.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Në bashkëpunim me udhëheqësin e sektorit harton dhe zhvillon planet e punës për zbatimin e detyrave  të përcaktuara në bazë të objektivave të sektorit;
  • Monitoron mediat e shkruara dhe elektronike dhe përgatit një përmbledhje të informatave për  udhëheqësin e sektorit dhe menaxhmentin e komunës, mirëmban dhe përditëson me informata faqen zyrtare të komunës;
  • Pranon dhe shqyrton kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e  përcaktuara me Ligjin për qasje në dokumentet publike;
  • Në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të Sektorit për Raportim, Informim dhe Bashkëpunim përgatit  raportet 3 mujore, 6 mujore dhe vjetore për zbatimin e Ligjit për qasje në Dokumente Publike;
  • Ndihmon në përgatitjen e kumtesave, informatave, raporteve dhe publikimeve tjera për publikun dhe  pas miratimit të tyre nga udhëheqësi i sektorit dhe menaxhmenti i komunës i shpërndan tek mediat e shkruara dhe  elektronike dhe i vendos ne ueb faqen e komunës;
  • Përgatit përgjigjet për kërkesat e pranuara nga mediat e shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitet dhe  shërbimet e komunës;
  • Përcjell takimet, seminaret, konferencat e ndryshme, që organizohen nga komuna dhe njësit organizative  të saj dhe përgatit informatën për këto ngjarje;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga udhëheqësi i sektorit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare fakulteti Gazetari, Shkenca Komunikimi, Shkenca  Politike me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. 
  • Kualifikime të posaçme formale: komunikim Masiv, Gazetari ose Marrëdhënie me Publikun
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë te Marredhenieve me Publikun dhe Informimin

Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më  Grupin Specialistë te Marredhenieve me Publikun dhe Informimin  

Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për që nuk mund të vlerësohen  nëpërmjet testimit me shkrim. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme