Zyrtar/e për Hapësira Publike

komuna malisheve e1558789653457
Komuna Malishevë
Publikuar
06/04/2022
Skadon
13/04/2022
Lokacioni
Malishevë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008619
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 16/03/2022
Afati për aplikim: 06/04/2022 - 13/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002222 | RN00008429 | Zyrtar për Hapësira Publike 2 | Profesional 2 | 6 | Komuna Malishevë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Malishevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
Institucioni Komuna Malishevë
Nr. i Referencës RN00008619
Kodi RPC0002407
Data e njoftimit 16.03.2022
Afati për aplikim 06.04.2022 - 13.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta  teknike/administrative, zakonisht duke vepruar me vet-iniciativë dhe pa mbikëqyrje. Përgjegjës për afatet  dhe saktësinë e punës së vet dhe puna me staf të ri;  
  • Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për interpretimin dhe zbatimin e një numri të procedurave dhe  udhëzimeve administrative të komplikuara përmes vet-iniciativës kur kërkohet një gjë e tillë; përfshirë  trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të çështjeve të paparapara dhe që kërkojnë ushtrimin e gjykimit  dhe marrjen e vendimeve pa referim;  
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj.,  përfshirë përgatitjen e raporteve të detajuara dhe të komplikuara dhe analizave statistikore;  
  • Sipas kërkesës, mbikëqyrë stafin më të ri, cakton objektivat, ofron udhëzime, këshilla dhe trajnim,  koordinon/konsolidon dhe verifikon punën e tyre; 
  • Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, zyrtarët e lartë, stafin e  institucioneve tjera dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të  caktuara ose shkëmbim të informatave;  
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga drejtuesit, stafi dhe/ose publiku në lidhje me procedurat teknike  ose administrative të cilat janë zakonisht të komplikuara dhe/ose të paparapara; përdor gjykimin për të  marrë vendime/dhënë udhëzime; 
  • Koordinon punen me pjeset tjera te institucionit dhe komunikon sipas nevojes me autoritetet e jashtme.
  • Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat  mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to.  
  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura  për plotësimin e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;  
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve;  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për  të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri te thelle dhe te cpecializuar ne fushen profesionale specifike te fituar permes arsimimit universitar  dhe trajnimeve perkatese. 
  • Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme. 
  • Shkathtesi ne komunikim planifikim te punes dhe udheheqje te ekipit.  
  • Shkathtesi hulumtuese, analitike, vleresuese dhe formulim te rekomandimeve dhe keshillave profesionale.
  • Shkathtesi kompjuterike ne aplikacionet e programeve: (Word, Excel, Power point, Access). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

Biblotekist/e   Istog e re
22/05/2022