
Përshkrimi
RN00008055
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 13/01/2022
Afati për aplikim: 03/02/2022 - 11/02/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0000644 | RN00006766 | Zyrtar për Gjeodezi | Profesional 3 | 6 | Komuna Istog / Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër /
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të Gjeodezisë
- Institucioni Komuna Istog
- Nr. i Referencës RN00008055
- Kodi RPC0001856
- Data e njoftimit 13.01.2022
- Afati për aplikim 03.02.2022 - 11.02.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë harton dhe zhvillon planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Bënë grumbullimin e të dhënave të pasurisë së paluajtshme në terren me qëllim të regjistrimit në sistemin e kadastrit dhe rregullimin e kufijve të pasurive të paluajtshme;
- Përgatit dokumentet e nevojshme për infrastrukturën rrugore përfshirë incizimet gjeodezike të të gjitha profileve;
- Kryen matje dhe përpunimin e matjeve, si dhe llogaritjen e koordinatave të matjeve dhe bënë kontrollin e matjeve me kushtet e bazave gjeodezike;
- Përcjell të gjitha ndërrimet në sipërfaqen e tokës, duke harmonizuar gjendjen reale në terren me gjendjen në planet dhe operativat kadastrale;
- Bën përkufizimin e zonave kadastrale dhe merr pjesë në përgatitjen e terrenit për matjet e reja;
- Kryen matjen e ndërtesave, matjen e perçojave, përcaktimin e kufijve të parcelave, rregullimin e kufijve të parcelave, identifikimin e parcelave etj.;
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare-Fakulteti i Ndërtimtarisë-Departamenti i Gjeodezisë, me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to;
- Kualifikime të posaqme formale: Certifikata të trajnimeve sa i përket kësaj pozite;
- Pëvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Dëshmin që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata ).
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Ligji mbi Hipotekat dhe;
- Udhëzimet administrative për shërbimet gjeodezike dhe kadastrale.
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen