Zyrtar/e për Gjendje Civile

komuna e vitise 150x150 1 e1605092567316
Komuna Viti
Publikuar
21/02/2022
Skadon
04/03/2022
Lokacioni
Viti
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008282
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 31/01/2022
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 04/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000477 | RN00006597 | Zyrtar për Gjendje Civile 1 | Profesional 3 | 6 | Komuna Viti | Drejtoria për Administratë
  • RPC0000999 | RN00007147 | Zyrtar për Gjendje Civile | Profesional 3 | 6 | Komuna Viti | Drejtoria për Administratë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Viti shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
Institucioni Komuna Viti
Nr. i Referencës RN00008282
Kodi RPC0002078
Data e njoftimit 31.01.2022
Afati për aplikim 21.02.2022 - 04.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin e sektorit për zbatimin e  objektivave ne realizmin e shërbimeve ndaj qytetareve në fushën e gjendjes civile; 
  2. Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur  me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrime  të mëvonshme në librat amzë të lindurve; 
  3. Bën regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amë përkatës; 
  4. Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet; 
  5. Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuara brenda institucionit; 
  6. Raporton rregullisht te Udhëheqësi i sektorit për detyrat e kryera sipas planit;
  7. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente  me te. 
  • Kualifikimi në fushat: Juridik, Administrat publike. 
  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopjen nga Gjykata që nuk është nën hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

25/05/2022
25/05/2022