Zyrtar/e për Gjendje Civile

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna Skenderaj
Publikuar
09/02/2022
Skadon
24/02/2022
Lokacioni
Skenderaj
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008142
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/01/2022
Afati për aplikim: 10/02/2022 - 24/02/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000551 | RN00006673 | Zyrtar për Gjendje Civile 1 | Profesional 3 | 5 | Komuna
    Skenderaj | Drejtoria për Administratë /

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Skenderaj shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë 
  • Institucioni Komuna Skenderaj
  • Nr. i Referencës RN00008142
  • Kodi RPC0001943
  • Data e njoftimit 20.01.2022
  • Afati për aplikim 10.02.2022 - 24.02.2022

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin e sektorit për zbatimin e  objektivave ne realizmin e shërbimeve ndaj qytetareve ne fushën e gjendjes civile;
  • Shqyrton kërkesat e  palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit  në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrime të mëvonshme në  librat amzë të lindurve;
  • Bën regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amë përkatës;
  • Merr pjesë në  grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet;
  • Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të  kërkuara brenda institucionit;
  • Raporton rregullisht te Udhëheqësi i sektorit për detyrat e kryera sipas planit;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare,Fakulteti Juridik, Administratë Publike me të paktën  180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.

Kualifikime të posaçme formale:

Përvoja e punës e kërkuar: Nuk  kërkohet.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri  lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me  vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit,  përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në  aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ◦ Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur  me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit,  përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme