Zyrtar/e për Financa

ideas partnership 150x150 e1624633927525
The Ideas Partnership
Publikuar më
19/10/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

The Ideas Partnership (TIP) është organizatë jo-qeveritare e themeluar në Kosovë në vitin 2009. Veprimtaria e saj nuk ka ndonjë ndërlidhje politike apo fetare. Ne jemi organizatë kryesisht me bazë vullnetare si dhe me një staf të vogël lokal por në rritje të vazhdueshme. Ju mund të informoheni më shumë për punën tone dhe çështjet për të cilat në punojmë në web faqen tonë www.theideaspartnership.org apo në faqen tonë aktive në Facebook (The Ideas Partnership). Ne jemi në kërkim të personave që karakterizohen nga ambicia, iniciativa dhe inovacioni për të ju bashkuar ekipit dinamik dhe miqësor të organizatës The Ideas Partnership (TIP)

Organizata THE IDEAS PARTNERSHIP, shpall konkurs për pozitën ‘‘Zyrtar/e për Financa‘’ në Prishtinë.

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

I. Kontabilitet dhe financa: 

  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i financave të organizatës, të sigurohet që çdo aspekt financiar/buxhetor të zhvillohet me integritet, ligjërisht, me saktësi, dhe qëndrueshmëri.
  • Të sigurohet se llogaritë e TIP dhe punët e tjera administrative dhe të dhënat janë të sakta,  të përditësuara, dhe të mbështesë, mbikëqyr administratën e TIP në baza ditore;
  • Koleksionimi, radhitja dhe regjistrimi i faturave nga donatorë të ndryshëm në QuickBooks;
  • Pagimi i pagave, taksave, pensioneve dhe shpenzimeve të tjera me kohë dhe në pajtueshmëri me legjislacionin relevant dhe me kërkesat e donatorëve;
  • Të mbështes draftimin e buxheteve, raportimin financiar për donatorë dhe raportin financiar për anëtarët e Bordit të organizatës me përgjegjësinë për financa;
  • Përgatitja e raporteve financiare për donatorët dhe Bordin e organizatës;
  • Përgatitja e pasqyrës financiare të organizatës për 6 muajt në vijim, të përditësuar çdo muaj për anëtarët e Bordit të organizatës me përgjegjësinë për financa.

II. Të tjera 

  • Mbështetje në mbledhjet e rregullta për menaxhimin e punës së stafit;
  • Raport i shkruar mujor për progresin e punës;
  • Punë të tjera, përfshirë ndryshimet në rol gjithmonë si rezultat i diskutimit me Bordin e organizatës;
  • Të punoj gjithmonë në pajtueshmëri me Politikën e organizatës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të monitoroj punën e stafit në raport me të gjitha politikat e TIP.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë universitare në drejtimin e kërkuar sipas pozitës;
  • Të jetë përdorues i/e Quickbooks;
  • Minimumi 2 vjet përvojë pune në fushën e financave;
  • Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të paketës Office;
  • I/E gatshme për të punuar në një ambient dinamik dhe shumë kulturor.

Të preferueshme:

  • Të ketë përvojë pune në organizata joqeveritare
  • Njohja e mirë e programeve kompjuterike
  • Të jetë fleksibil/e

Orari i punës: 37.5 orë pune në javë

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj (me mundësi vazhdimi).

Si të aplikoni? 

Ju lutem dërgoni një CV dhe një letër motivimi në email adresën: vacancy@theideaspartnership.org

Të jeni të informuar që vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Zyrtar/e për Biblioteka   Prishtinë
23/11/2021
Zyrtar/e për Biblioteka   Prishtinë
23/11/2021
23/11/2021
22/11/2021