Zyrtar/e për Energjetikë, Zyrtar/epër elektrikë

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna Podujevë
Publikuar
13/04/2022
Skadon
27/04/2022
Lokacioni
Podujevë
Kategoria
Energji  
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008680
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/03/2022
Afati për aplikim: 13/04/2022 - 27/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001616 | RN00007807 | Zyrtar për Energjetikë | Profesional 2 | 8 | Komuna Podujevë
  • RPC0002116 | RN00008321 | Zyrtar për elektrikë | Profesional 2 | 8 | Komuna Podujevë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Podujevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë Elektrike 
  • Institucioni Komuna Podujevë 
  • Nr. i Referencës RN00008680 
  • Kodi RPC0002456 
  • Data e njoftimit 23.03.2022 
  • Afati për aplikim 13.04.2022 - 27.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Ben planifikimin e infrastruktures se ndriqimit publik te qytetit dhe perpilon programin dhe  dinamiken per realizimin e ketij realizimin e ketij plani
  • Mbikeqyr realizimin e programit per ndriqimin publik te rrugeve te qytetit si dhe harton projekte per  ndriqimin e rrugeve te reja
  • Ben mbikeqyrjen dhe monitorimin sistematik te pikave ndriquese te qytetit per te konstatuar  gjendjen faktike te pikave ndriquese,
  • Mbikeqyr dhe monitoron kryerjen e puneve nga operatoret lidhur me zbatimin e projekteve te  ndriqimit publik,
  • Perkujdeset per sigurimin dhe marrjen e pelqimeve per dokumentacionin e projekteve,
  • Perpunon shenimet e duhura dhe pergatit tenderin dhe dokumentacionin per shpalljen e tenderit  gjegjesisht licitim,
  • Kryen edhe pune te tjera te kesaj natyre te cilat kerkohen nga mbikeqyresi i drejteperdrejt.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS, apo  ekuivalente me to fakulteti Teknik, drejtimi elektro apo te ngjajshme. 
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme  të kërkuara për Grupin Specialistë të Inxhinierisë Elektrike.
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më  Grupin Specialistë të Inxhinierisë Elektrike.
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Inxhinierisë  Elektrike që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme