Zyrtar/e për Emergjenca

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna Klinë
Publikuar më
26/10/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni 

RPC0001397 | RN00007570 | Zyrtar për Emergjenca 1 | Profesional 3 | 6 | Komuna Klinë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Klinë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
Institucioni Komuna Klinë
Nr. i Referencës RN00007695
Kodi RPC0001514
Data e njoftimit 05.10.2021
Afati për aplikim 26.10.2021 - 05.11.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të  përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre  objektivave;10%
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon  ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; 10%
  3. Ndërmerr  masa për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave nga zjarret, fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e  tjera,20%
  4. Harton planet e këtyre fushave dhe njëherit verifikon gjendjen e tyre dhe përgatitjeve të  tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë,20%
  5. Kontrollon aftësimin, kompletimin dhe përgatitjen e  subjekteve relevantë për reagim emergjent dhe të shërbimeve tjera për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret,  fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera; 10%
  6. Merr masa për ndërprerjen e aktiviteteve në  përdorimin e objekteve, aparateve , mjeteve transportuese, veprimtarive teknologjike, përdorimin e  materialeve apo mjeteve tjera, nëse ekziston rreziku direkt për fatkeqësi ; 10%
  7. Bashkëpunon me  Policinë e Kosovës, shërbimet tjera të nevojshme në rastet fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera; 10% 
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%.   

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to, fakulteti ekonomik 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
  • Deshmi qe nuk jeni nen hetime

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri  lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me  vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit,  përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në  aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;  

  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point) 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Zyrtar/e për Biblioteka   Prishtinë
23/11/2021
Zyrtar/e për Biblioteka   Prishtinë
23/11/2021
23/11/2021
22/11/2021