
Përshkrimi
RN00008815
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 20/05/2022 - 03/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0000299 | RN00006414 | Zyrtar për Emergjenca | Profesional 2 | koeficienti 7 | Komuna Hani i Elezit
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Hani i Elezit shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të Shkencave natyrore
- Institucioni Komuna Hani i Elezit
- Nr. i Referencës RN00008815
- Kodi RPC0002584
- Data e njoftimit 29.04.2022
- Afati për aplikim 20.05.2022 - 03.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Detyra 1: Në bashkëpunim me ekipet emergjente merr pjesë aktive në reagim emergjent në territorin e komunës -20%
Detyra 2:Në bashkëpunim me zyrtarët tjerë të drejtorisë dhe subjektet relevante përgjegjëse, merr pjesë në hartimin e planeve për gatishmëri Emergjente në komunë; -15%
Detyra 3: Ndihmon në hartimin dhe vlerësimin e planeve për vlerësimin e rreziqeve10%
Detyra 4: Bën regjistrimin e resurseve njerëzore dhe teknike në bashkëpunim me sektorët dhe agjencionet tjera për periudhën operacionale 10%
Detyra 5: Përcjell dhe i jetëson standardet lidhur me zvogëlimin e rreziqeve 10 %
Detyra 6: Mirëmban dhe shpërndan planet e veprimit palëve të interesuara 10%
Detyra 7: Kërkon në mënyrë institucionale mbështetjen logjistike të planeve të veprimit 10%
Detyra 8: Bashkëpunon ngushtë me ekipet emergjente si :SHZSH-ja,SHEM,FS dhe Policia e Kosovës 10%
Detyra 9: Kryen edhe detyra tjera që i delegon Drejtori i drejtorisë-5%
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi /ETCS apo ekuivalente me to në fushën e Menaxhimit të Emergjencave
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
Njohuri të mira metodave kërkimore që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Dëshmi që nuk jeni nën hetime (nga gjykata)
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Ligji për mbrojtje nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësit tjera
Ligji Për mbrojtje nga Zjarri,
Ligji Për zjarrëfikje dhe shpëtim,
Plani reagimit kombëtarë,
Sistemi I integruar menaxhimit të emergjencave
Rregullore për përmbajtjen dhe procedurat e hartimit të planeve të reagimit emergjent si dhe ligjeve tjera që kanë lidhje të drejtpërdrejt ose të tërthort me emergjencat civile, nisur dhe nga përvoja e krijuar për përballimin e emergjencave civile në vitet e fundit.?
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen