Zyrtar/e për dizajnim të raporteve dhe publikime

zka e1596493841581
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)
Publikuar
01/04/2022
Skadon
16/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Dizajn  
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën  Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, Planit vjetor të rekrutimit për vitin 2022 me nr.  2537 të datës 10.12.2021, Ndryshimit të Planit vjetor të rekrutimit për vitin 2022 me nr. 93 të datës  27.01.2022, nenit 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 03/2021 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën  Kombëtare të Auditimit (shpallur në Gazetën Zyrtare më 16.09.2021); lidhur me nenin 33 të  Rregullores (ZKA) 02/2021 Klasifikimin e Vendeve të Punës; si dhe Vendimit të Auditores të  Përgjithshme me Nr. 512 të datës 29.03.2022, Zyra Kombëtare e Auditimit ri shpall: 

KONKURS
për plotësimin e vendit të lirë të punës 

Pozita: Zyrtar për dizajnim të raporteve dhe publikime
Numri i referencës:
RZDRP/ZKA/08-04/22
Grada: ZKA-B6
Numri i pozitave: Një (1)
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Punimi i dizajnëve dhe punëve të tjera grafike/vizuale për krijimin e identitetit, konceptit dhe  përquarjes së mesazhit apo simbolikës së raporteve të auditimit sipas përmbajtjes së tyre.
  • Përgatit të gjitha projektet e dizajnit, që nga konceptimi deri te shpërndarja;
  • Përcakton imazhet, fontet dhe formatet duke përdorur softuerin e dizajnit grafik;
  • Hulumton ide për të paraqitur koncepte dhe për të reklamuar produktet / shërbimet ne rrjetet  sociale, webfaqe, televizione, gazeta etj;
  • Përdor teknikat e tipografisë;
  • Krijon verzione të ndryshme të dizajneve, logove, koncepte per broshura, prezantime, flyer-a,  fletepalosje etj ;
  • Asiston me realizimin dhe përgaditjen e videove dhe fotografive;
  • Kryen edhe detyra të tjera, të ndërlidhura me dizajnin grafik dhe që paraqiten sipas nevojave  dhe rasteve të caktuara.
  • Kryen detyra tjera të ngarkuara nga Drejtori i departamentit.

Kualifikimet themelore: 

  • Diplomë fakulteti në fushën e dizajnit grafik ose të ngjashme;
  • Tre (3) vite përvojë pune profesionale;
  • Preferohet certifikim nga fusha përkatëse.

Informata të përgjithshme për kandidatë:  

Kompensimi i pagës për pozitat e shpallura bëhet në përputhje me rregullat e brendshme të punës  së Zyrës Kombëtare të Auditimit. 

Procedura e Aplikimit: 

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.  Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë: formularin zyrtar të ZKA-së për aplikim;  

  • kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës; 
  • dëshmitë për përgatitjen arsimore dhe përvojën e punës;
  • dëshmia nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik (nëse  aplikohet); 

Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merret parasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të  paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i  plotësojnë kriteret do të kontaktohen. 

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e  internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke filluar nga data 01.04.2022, kurse afati i fundit  për dorëzimin e dokumentacionit është data 16.04.2022 ora 16.00.  

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja  e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin  e dokumenteve në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune  nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes  adresës elektronike në adresën rekrutimi@oagks.org ose përmes postës. Për informata më të  hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025. 

Shënim:  

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit  të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.

Shpalljet e ngjashme

Praktikant/e në Financa   Prishtinë
20/05/2022
20/05/2022