Zyrtar/e për cështje pronësore

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
02/07/2020
Qyteti
Kaçanik
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut, në mbështetje të Ligjit Nr.03L-149 për Shërbimin Civil të Republikë Rregullores Nr.02:2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, më datë 02.07.2020 shpallë konkursin për plotësimin e vendit të lirë të punës:

ZYRTAR PËR ÇËSHTJE PRONËSORE

Drejtoria për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtje të mjedisit
Njësia/sektori — i kadastrit
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: niveli profesional, grada 9, koeficienti aktual- 7
Numri i referencës së vendit të punës: RN00006090

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave 10%
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës: 15%
  • Zhvillon procedurat për uzurpime, bënë identifikimin e uzurpimeve, azhurnon dhe mban shënimet mbi pronën komunale: 15%
  • Bënë përgatitjen dhe zhvillon procedurat për eksproprim, zbaton vendimet e Kuvendit të Komunës sipas lëndëve të ekspropijimit, 15%
  • Në pajtim me dispozitat ligjore zyrtarisht, sipas kërkesave të palëve dhe organeve kompetente inicon dhe zhvillon procedurë administrative ndaj uzurpuesve të pronës komunale: 15%
  • Kryen punë profesionale juridike dhe administrative të lëmisë pronësore-juridike të përcaktuara sipas dispozitave ligjore që kanë bëjnë me kompetencat c Komunës: 15%
  • Jep këshilla juridike palëve lidhur me çështjet pronësore, 10%
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi 5%

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilat kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedura e konkurimit: është e hapur për të gjithë kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.

Shkollimi i kërkuar, Aftësitë, përvoja dhe atribute tjera që kërkohen:

  • Diplomë universitare- Fakulteti juridik , minimum 2 vite përvojë pune profesionale
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me pronësinë
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit:
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit)

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Përzgjedhja bëhet duke u bazuar në Ligjin Nr.03YL-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr.0242010 për Procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit : pa afat te caktuar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes në mjetet e informimit publik, prej 02.07.2020 deri më 16.07.2020.

Paraqitja e kërkesave: Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar -Zyra e pranimit, kati përdhesë dhe në sveb-faqen komunale . Aplikacionit duhet t'i bashkangjiten këto dokumente: Diplomën e Fakultetit të kryer apo Kopjen e vërtetuar të Diplomës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, vërtetimin e përvojës së punës, çertifikata mbi trajnimet e kryera, dëshminë se nuk është në hetime.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mar aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”. “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e 5 shërbimit civil të administratës publike qëndrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të
Ligjit Nr.032L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën” përsonelit.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme