Zyrtar/e për Buxhet dhe Financa

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
30/06/2022
Skadon
07/07/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009197
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 09/06/2022
Afati për aplikim: 30/06/2022 - 07/07/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002818 | RN00009067 | Zyrtar për Buxhet dhe Financa 1 | Profesional 2 | 6 | Komuna Istog

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Buxhetit 
  • Institucioni Komuna Istog 
  • Nr. i Referencës RN00009197 
  • Kodi RPC0002940 
  • Data e njoftimit 09.06.2022 
  • Afati për aplikim 30.06.2022 - 07.07.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetër profesional  për planifikimin e buxhetit; 
  2. Merr pjesë në hartimin e planeve buxhetore vjetore të institucionit, dhe ndihmon zyrtarët përkatës  brenda institucionit për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afat;  
  3. Kujdeset për përcjelljen e gjendjes së buxhetit në free-balanc, monitorimin e shpenzimeve të buxhetit  gjatë vitit dhe përgatit raporte lidhur me shpenzimin e buxhetit; 
  4. Evidenton faturat për pagesën e projekteve dhe pagesave në regjistrin përkatës dhe kujdeset për  procedimin e tyre me kohë për ekzekutimin e pagesë; 
  5. Mbledh dhe sistemon propozimet buxhetore dhe në bashkëpunim me zyrtarin e lartë shqyrton  korrektësinë, saktësinë e propozimeve ; 
  6. Kujdeset për plotësimin e obligimeve të organizatës buxhetore, duke përfshirë këtu pagesën me kohë  e faturave për realizimin e procedurave të prokurimit dhe pagesave;  
  7. Mban evidencë për pagesën e lëndëve lidhur me udhëtimet zyrtare jashtë vendit - për avance të  udhëtimeve zyrtare;  
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë  të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplome universitare, drejtimi ekonomik, financa, biznes, me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to; 
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e financave;  
  • Kualifikime të posaqme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur  vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase; 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë; 
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmoinë në përgaditjen e raporteve bazike  ose analitike; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

  • Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshmin që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata ).

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale për fushën në të cilën zhvillohet konkurrimi; 
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme