
Përshkrimi
RN00008818
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 20/05/2022 - 03/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0000306 | RN00006422 | Zyrtar për Bujqësi | Profesional 2 | koeficienti 7 | Komuna Hani i Elezit
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Hani i Elezit shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Tokës
- Institucioni Komuna Hani i Elezit
- Nr. i Referencës RN00008818
- Kodi RPC0002587
- Data e njoftimit 29.04.2022
- Afati për aplikim 20.05.2022 - 03.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Detyra 1: Punon në organizimin dhe përpilimin e programeve për prodhimtarin bimore dhe blegtorale 20%
Detyra 2: Jep këshilla dhe sugjerime profesionale si dhe organizon këshillime të ndryshme me fermer 10%
Detyra 3: Merr pjesë në hartimin dhe miratimin e akteve të përgjithshme të Drejtorisë dhe akteve tjera të cilat i përkasin lëmisë së bujqësisë 10%
Detyra 4: Koordinon punët dhe aktivitetet me kooperativat bujqësore , OJQ me destinim shërbimet bujqësore , shoqatat e ndryshme të fermerëve si dhe i ndihmon ato sipas nevojave të tyre për organizimet e reja 10%
Detyra 5: Ben pranimin e aplikacioneve për subvencionim te fermerëve dhe digjitalizimin e pronave te fermerëve ne sistem 10%
Detyra 6: Bashkë me bashkëpunëtorët Profesional përgatitë programe afatgjata të Bujqësisë dhe bënë përcjelljen e realizimit të tyre 10%
Detyra 7: Komunikon me opinionin përmes informatave, komunikatave dhe formave tjera të komunikimit publik 10%
Detyra 8: Mbajtja e evidencës dhe statistikave në lëmine e bujqësisë 10%
Detyra 9: Bashkëpunon në implementimin e projekteve të MBZHRP,,mbështetje të fermerëve në kompletimin e dokumentacionit gjatë aplikimit për subvencione dhe grande të ofruara nga MBZHRP dhe në projektet e drejtorisë 10%
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to në fushën e: Fakultetit të Bujqësisë
Përvoja e punës e kërkuar : Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
Njohuri të mira të metodave kërkimore që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillim dhe zbatim të politikave shkathtësi hulumtuese , analitike , vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal përfshirë aftësi për të përfaqësuar
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Dëshmi që nuk jeni nën hetime (nga gjykata)
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Ligji për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural
- Udhezimet administrative
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen