
IPKO
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Zyrtari për Biznes Ndërkombëtar – do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Zhvillon rrjetin e kanaleve ndërkombëtare të dedikuara për rritjen e depërtimit në treg dhe për zgjerimin e shërbimeve nëpërmjet zhvillimit dhe plotësimit të portfolios së partnerëve të IPKO-s.
- Përgatit plane veprimi për biznes ndërkombëtar dhe roming.
- Harton strategjitë për qasjen ndaj top operatorëve për ofrimin e zbritjeve për ofertat promocionale të IPKO-s dhe kontakton me partnerë potencial për të lidhur marrëveshje me IPKO-n.
- Harton analizën e opsioneve të disponueshme për platformën VAS e cila do të përdoret në produktet tona ekzistuese.
- Informon menaxhmentin e lartë në lidhje me zhvillimet dhe problemet në aspektin e Biznesit Ndërkombëtar, si dhe me raporte të tjera si p.sh. trafiku hyrës.
- Mbanë komunikimin me të gjitha palët relevante si p.sh.: Telekom Slovenije, autoritetet rregullatore të telekomunikimit, ofruesit ndërkombëtar medial, DigitAlb-in e të ngjashëm.
- Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri ne kuadër te fushës se përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Njohuri të shkëlqyeshme për: tregun dhe trendet e tregut, grupet e synuara dhe klientët potencial, markën e IPKO-s dhe perceptimin e markës nga tregu, produktet dhe shërbimet e konkurrencës
- Njohuri të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office
- Njohuri për produktet dhe industrinë e telekomunikimit
- Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi të fuqishme analitike dhe vendimmarrëse.
- Njohje e rrjedhshme e gjuhëve shqipe dhe angleze.
Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare/Diplomë Master në Administrim Biznesi, Ekonomi ose Juridik.
Përvojë e kërkuar e punës: Së paku 3 vite përvojë në marketing, menaxhim të projekteve.
Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punes: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 31.01.2021.