Zyrtar/e për Biblioteka

lipjan
Komuna Lipjan
Publikuar
28/02/2022
Skadon
14/03/2022
Lokacioni
Lipjan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008356
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/02/2022
Afati për aplikim: 28/02/2022 - 14/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001780 | RN00007976 | Zyrtar për Biblioteka 1 | Profesional 3 | 6 | Komuna Lipjan | Sektori për Arkiva /

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Lipjan shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Arkiv - Dokumentacionit
  • Institucioni Komuna Lipjan
  • Nr. i Referencës RN00008356
  • Kodi RPC0002149
  • Data e njoftimit 07.02.2022
  • Afati për aplikim 28.02.2022 - 14.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Bënë inventarizimin dhe regjistrimin fizikë të librit te bibliotekës;
  • Punon me shfrytëzuesit e bibliotekës, regjistron lexuesit dhe nxënësit
  • Kontrollon librin nga defektet eventuale dhe bënë vulosjen me vula të veçanta për librin.
  • Jep libra në shfrytëzim dhe rregullon ato sipas rregullave dhe standardeve të bibliotekarisë;
  • Jep udhëzime palëve për respektimin e afatit ligjor të mbajtjes dhe ruajtjes së librit apo materialit tjetër bibliotekar si dhe pasojat ligjore për mosrespektimin e tij;
  • Bashkëpunon me institucionet profesionale dhe shkencore me qëllim të hulumtimit, mbledhjes dhe shfrytëzimit të fondit bibliotekar;
  • Përzgjedhja e titujve të nevojshëm dhe aktual për interesa të sektorit profesional;
  • Udhëzon shfrytëzuesit në përdorimin e materialit bibliotekar sipas përcaktuesit lëndor;
  • Bën sistemimin e librave profesionale në bazë të lëmisë dhe shkencave përkatëse;
  • Shërbimet në sallën e leximit, kontrollimi i librezës së anëtarësisë , konsultimet në lidhje me kërkesat që mund t’i parashtrojnë studentët;
  • Kryen dhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
  • Zyrtari detyrat e punës do ti kryej në zyrën e bibliotekës në Shalë

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente  me to.  
  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Ligji Nr. 05/L-031 për procedurën e Përgjithshme Administrative 
  • Ligji Nr. 04/L-097 për Bibliotekat 
  • Rregullore Nr. 05/2015 për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Materialeve Bibliotekare 
  • Rregullore (Mkrs) - Nr. 03 / 2015 për Revizion, Spastrim dhe Çregjistrim të Koleksioneve dhe Materialeve Bibliotekare 
  • Rregulloren Nr. 02/2015(Mkrs) për Kushtet dhe Kriteret e Themelimit dhe Funksionimit të Bibliotekave 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme