Zyrtar/e për bartshmëri të numrave

arkep 150x150 1 e1611494782222
Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare
Publikuar
07/03/2022
Skadon
15/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008403
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/02/2022
Afati për aplikim: 07/03/2022 - 15/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001149 | RN00007308 | Zyrtar për bartshmëri të numrave | Profesional 2 | 527.5 | Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare / Departamenti i Komunikimeve Elektronike

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Autoriteti Rregullativ i  Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të shkencave të Inxhinierise të  Elektro-teknologjisë 
  • Institucioni Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve  Elektronike dhe Postare 
  • Nr. i Referencës RN00008403 
  • Kodi RPC0002196 
  • Data e njoftimit 14.02.2022 
  • Afati për aplikim 07.03.2022 - 15.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. E asiston zyrtaren e lartë për numeracion në shqyrtimin e aplikacioneve për caktimin/rezervimin e  resurseve numerike dhe jep rekomandimet e nevojshme, si dhe sigurohet se regjistri me numeracionin e  caktuar/rezervuar publikohet dhe përditesohet me kohe; 
  2. Mbikëqyrë procesin e bartshmërisë se numrave ne përputhje me rregulloret e miratuara si dhe lidhur me  këto harton raporte të rregullta dhe sipas nevojës;
  3. Mbanë përgjegjësi për kryerjen në kohë, në mënyrë cilësore dhe në përputhje me rregullat dhe  proceduarat e përcaktuara, të detyrave të ngarkuara të punës;
  4. Raporton në baza të rregullta lidhur me përfundimin e detyrave të përcaktuara, për t’u siguruar nëse janë  zhvilluar të gjitha aktivitetet dhe veprimet e planifikuara;
  5. Bashkërendon dhe ndërlidh aspektet e caktuara të punës, sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të  Departamentit;
  6. Angazhohet në mënyrë të vazhdueshme për ngritje të aftësive profesionale përmes pjesëmarrjes në  programe trajnime të avancuara në temat që ndërlidhen me mandatin e përgjithshëm të departamenti dhe  detyrat kryesore nga përshkrimi i vendit të punës, për të siguruar rezultatet dhe performancën e pritur në  drejtim të arritjes së plot të objektivave individuale të punës, divizionit dhe departamentit. Kryen detyra  tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe  sipas nevojës me kërkesën e Zyrtarës së Lartë për Numeracion apo udhëheqësit të Departamentit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to. 
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura  për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Diplomë universitare në fushën e Telekomunikacionit ose Kompjuterizmit (Bachelor, preferuar  Master);  
  • Së paku 2 vite përvoj pune në leminë e telekomunikacionit;
  • Njohuri funksionimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike;
  • Njohuri mbi programet softuerike
  • Njohuri të gjuhës angleze-e preferuar;
  • Shkathtësi të mira analitike dhe shkathtësi për zgjidhje të problemeve;  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende  

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Kualifikimi dhe pervoja profesionale ne lemin e Telekomunikacionin apo Kompjuterikes  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme