Zyrtar/e për Auditimit të Brendshëm

posta e kosoves 150x150 1 e1611494140897
Posta e Kosovës
Publikuar më
01/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për ndërmarrjet publike Nr. 03/L-087 nenet 17 dhe 21 si dhe Ligjit Nr. 04/L-111 për plotësim ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike Nr. 03/L-087, Nenet 9 dhe 13 me të cilat nene, plotësohen dhe riformulohen Nenet 17 dhe 21 të Ligjit bazik, Kodi i Etikёs dhe Qeverisjes Korporative pёr Ndërmarrjet Publike, Ligjit Nr. 06/L-021., Për Kontrollin e brendshëm te financave publike, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në nivelin qendrorë për punonjësit e PK Sh.A. Nr. 01-1974/17 datë 27.07.2017, si dhe vendimit te Komisionit për Auditim te PK Sh.A., nr. 14/21 te datës 11/08/2021, Komisioni për Auditim i Postës së Kosovës Sh.A., shpall këtë:

KONKURS PUBLIK PER VEND PUNE
PËR ZYRTAR TË LART NË POSTA E KOSOVËS Sh.A.

Titulli: Zyrtar për Auditimit të Brendshëm.
Raporton: Komisionit për Auditimit të Posta e Kosovës Sh.A.
Grada : G16
Nr. i Referencës 01-1818/2021

Përshkrimi: Komisioni për Auditim i Postës së Kosovës Sh.A. është duke bërë përpjekje për një auditimit të brendshëm i cili do të zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (IIA) si një aktivitet siguri dhënie dhe këshillimi i pavarur dhe objektiv, i hartuar për të shtuar vlerë dhe përmirësuar operacionet e NP Posta e Kosovës Sh.A.

Kohëzgjatja e kontratës: Është me afat të caktuar, konform ligjeve në fuqi dhe dispozitave ligjore të parapara me Ligjin për ndërmarrjet publike.

Aplikimi: Aplikacionet për punësim mund të merren online; www.postakosoves.com dhe së bashku me dëshmitë përkatëse të dërgohen me Postë në adresën : Arkivi i PK Sh.A., Ndërtesa Kryesore e PK Sh.A., rr. 28 Nëntori nr. 4, 10000 - Prishtinë, deri në afatin e paraparë për aplikim me shenjën ”PËR KONKURS”, duke e cekur titullin e vendit të punës për të cilin aplikoni.

Aplikacioni dhe të gjitha dëshmitë bashkëngjiten të fotokopjuara, sepse të njëjtat nuk iu kthehen aplikantëve.

Afati i fundit për aplikim: 01/10/2021, ora 16:00h.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet si në vijim:

  1. CV të
  2. Letrën motivuese ku theksohet interesimi për pozitën.
  3. Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  4. Kopje të Certifikatës së Auditorit të Brendshëm në Sektorin Publik - Certifikatë të auditimit të brendshëm në Sektorin Publik të lëshuar nga Ministria e Financave ose një certifikatë për auditorët e brendshëm të sektorit publik nga institucione të tjera përkatëse ndërkombëtare ose vendore në përputhje me kriteret e lëshuara nga Ministri i Financave;
  5. Dëshmi se është anëtar në njërën nga organizatat e akredituara në Kosovë;
  6. Dëshmi për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, për ta ruajtur certifikatën e tij/saj profesionale duke marrë pjesë në gjashtëdhjetë (60) orë trajnim brenda dy (2) viteve të njëpasnjëshme ( 2019/2020), në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 25 të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike 06/L-021;
  7. Dëshmitë e përvojës punës (Kontratat e punës, mbështetur me dëshmi të gjendjes së trustit, deklarime të tatimeve ne fitim nëse ofrim i shërbimeve).
  8. Çdo dëshmi tjetër ndërlidhen me pozitën dhe kërkesat e kualifikimeve të lartcekura;
  9. Certifikatën origjinale që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj nga data e mbylljes së aplikimeve) ;
  10. Nënshkrimi I Deklaratës nën Betim (shkarko formën e deklaratës në web faqe të PK Sh.A.)
  11. Kopja e dokumentit të identifikimit.

Kualifikimet:

  • Të ketë përgatitje superiore - Fakulteti Ekonomi, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike, kontabilitet, fusha të tjera përkatëse të
  • Certifikatatën për Auditor të Brendshëm në Sektorin Publik, lëshuar nga institucionet e akredituara në Kosovë ose organizatat vendore dhe ndërkombëtare të Akredituara;
  • Të është anëtar aktiv në listën e njërës nga organizatat e akredituara në Kosovë;
  • Të ketë vijuar Edukim të Vazhdueshëm Profesional, duke marrë pjesë në gjashtëdhjetë (60) orë trajnim brenda dy (2) viteve të njëpasnjëshme ( 2019/2020), në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 25 të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L- 021;

Përvoja e Kërkuar:

  • Përvojë pune në auditim.
  • Përvoja të jetë e dëshmuar përmes kontratave të punësimit dhe dëshmive të trustit

Njohuri, Aftësi dhe gatishmëri tjera të kërkuara

  • Njohuri të Ligjeve, rregulloreve dhe Udhëzimeve Administrative të aplikueshme;
  • Shkathtësi të planifikimit të punës dhe udhëheqjes të aktiviteteve të auditimit;
  • Shkathtësi organizative në përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve me qëllim të realizimit të tyre në kohë;
  • Njohja e veglave për mbledhje dhe analizë e të dhënave (Excel, IDEA, ACL, )
  • Njohja e Standardeve të auditimit të brendshëm (nga IIA);
  • Njohja e kornizave dhe standardeve si COSO, COBIT, ;
  • Aftësi komunikuese dhe koordinuese të shkëlqyera.
  • Aftësi për mendim analitik dhe Qëndrim pro aktiv, të vendosur dhe të pavarur.
  • Gatishmëri për të avancuar njohuritë në fushat e kërkuara nga përgjegjësitë dhe
  • Njohja e gjuhës angleze është e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të rrisë dhe mbroj vlerën e organizatës duke ofruar siguridhënie përmes auditimit dhe këshillëdhënies të bazuar në rrezik dhe objektivë.
  • Të menaxhoj dhe organizoj funksionin e Auditimit të Brendshëm të NP Posta e Kosovës sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (IIA).
  • Të hartojë Politikën e Auditimit të Brendshëm, në përputhje me Misionin e Auditimit të Brendshëm dhe elementët e detyrueshëm të Kuadrit të Praktikave Profesionale Ndërkombëtare (Parimet Thelbësore të Praktikës Profesionale të Auditimit të Brendshëm, Kodit të Etikës, Standardeve dhe Përkufizimit të Auditimit të Brendshëm). Auditori i Brendshëm duhet të rishikojë periodikisht statutin e auditimit të brendshëm dhe ta paraqesë atë për miratim te menaxhimi i lartë dhe Komisioni I
  • Të hartoj dhe propozoj planin vjetor për vitin vijues të Auditimit të Brendshëm të PK-së për shqyrtim dhe miratim nga Komisioni i Auditimit 2/3 .
  • Të raportojë Komisionit të Auditimit të PK-së për procesin e auditimit për secilën Njësi të Postës së Kosovës sipas Planit të
  • Planifikon proceset e auditimit përmes së cilave vlerësohen kontrollet e brendshme dhe performaca, në pajtueshmëri me standardet profesionale;
  • Përgatit dhe ekzekuton programe auditimi për të kryer auditime sipas planit vjetor duke përcaktuar objektivat e auditimit, kriteret e auditimit dhe duke identifikuar rreziqet dhe kontrollet;
  • Dizajnon procedura testimi me qëllim të vlerësimit të adekuatshmërisë së kontrolleve të brendshme për përmbushje të objektivave të auditimit;
  • Siguron, analizon dhe vlerëson të dhënat mbështetëse (evidencat) përmes veglave të ndryshme ndihmëse;
  • Përgatit raportet e auditimit që pasqyrojnë qartë objektivat e auditimit, fushëveprimin, gjetjet, rekomandimet, konkluzione;
  • Kryen përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të mëhershme ;
  • Kryen Ad Hock auditime dhe detyra tjera me kërkesën e KE-ë dhe Komisionit të Audtitimit PK-së;
  • Siguron dokumentimin e letrave të punës sipas metodologjisë së aprovuar;
  • Të ndihmoj në ruajtjen e kontrolleve efektive përmes: (i) Vlerësimit të efektivitetit dhe efikasitetit të (ii) Nxitjes së përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit të kontrollit dhe (iii) Identifikimit të mundësive për përmirësimin e aktivitetit të kontrollit.
  • Ndihmon në vlerësimin dhe përmirësimin e qeverisjes përmes: (i) Nxitjes së etikës dhe vlerave të përshtatshme. (ii) Ofrimit të siguridhënies të menaxhimit efikas të performancës dhe llogaridhënies. (iii) Komunikimit efektiv të informacionit të rrezikut dhe kontrollit. (iv) Koordinimit efektiv i aktiviteteve të siguridhënies.
  • Të demonstroj integritet, kompetencë dhe kujdesin e duhur Të jetë objektiv dhe i pavarur, të përshtatet me strategjinë, objektivat dhe rreziqet e PK-së. Të jetë proaktiv dhe i fokusuar në të ardhmen që të rekomandoj dhe këshillojë përmirësim e kontrollit të brendshëm të PK-së.
  • Të promovojë kulturë etike në ushtrimin e profesionit të auditimit të brendshëm duke respektuar parimet fundamentale dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara me Kodin e Etikës së Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (Parimet Fondamentale sipas Kodit te Etikës: Integriteti, Objektiviteti, Konfidencialiteti, Kompetenca).

Kandidatët me dokumentacion të mangët, të paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

18/10/2021
Zyrtar/e ligjor/e   Ferizaj
12/10/2021