Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm

KRM Pastertia Ferizaj 150x150 1
KRM Pastertia
Publikuar më
06/09/2020
Qyteti
Ferizaj
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.09.2020, bazuar në Nenin 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087 dhe Nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenin 22 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike nr.06/L-021, nenin 15 të Statutit të Kompanisë, merr vendim të shpallë:

KONKURS

Numri i referencës së pozitës së punës: 2179 /20

  • Titulli i pozitës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM "Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.
  • Raportimi: Komisionit për Auditim të Brcndshëm në KRM "Pastcrtia'' Sh.A. Ferizaj.
  • Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM "Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre (3) vjeçar.
  • Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj.
  • Vendi i Punës: KRM "Pastërtia” Sh.A. Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësit

  • Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm.
  • Auditimi i planeve të inveslimeve dhe financave të kompanisë. planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor.
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkon ligji.
  • Vlerësimi objektiv.dhe shfrytëzimi objektiv i burimeve të kompanisë, dhënja e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhmentin e kompanisë.
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i- sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe Komisionit për Auditimi të Brendshëm ti jep çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme.
  • Verifikimin e rregullt të përshtatshmërisë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë që librat dhe dokumentacioni i kompanisc dukc përfshirë dokumentacionin financiar të mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit. ligjin dhc qc projekt-deklarata vjctore fmanciare të përgatiten në mënyrë të rregullt.
  • Raportimi i rregullt para Komisionit për Auditimi të Brendshëm dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ky Komision.
  • Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.

Kualifikimi dhe Aftësitë

  • Diplomë Universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, fmanca publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet
  • Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik. e lëshuar nga Ministria e Financave ose  certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave.
  • Të jetë Auditor i licencuar ose Kontabilist i Licencuar.
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune të dëshmuara në menaxhim fmanciar.
  • Aftësi të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë.
  • Njohës i mirë i punës me kompjuter.

Procedura e Aplikimit

  • Aplikacioni për punë - Kërkesa.
  • Biografia CV -ja dhe Letëmjoftimi fotokopje.
  • Letërmotivimi.
  • Diploma e Fakultetiti, Çertifikata e Auditorit të licencuar apo e Kontabilislit të licencuar.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës si dhe dëshmi tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
  • Të mos ketë dosje penale (të vërtetuar me certifikatë nga ana e gjykatës kompetente).

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në gazetë duke filluar nga data 04.09.2020 deri më 03.10.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Dokumentet dorëzohen në Departamentin e Administratës të KRM ”Pastërtia” Sh.A. Rr.”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj prej orë 09:00 - 16:00. Tel. për kontakt 0290 / 325 025.

Listime të ngjashme

25/09/2020
23/09/2020
20/09/2020