Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm

64x64 kru prishtina main e1558603842196
KRU Prishtina SHA
Publikuar më
28/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

PËRSHKRIMI I NDËRMARRJES

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” sh.a., është Ndermarrje Publike e cila në kuadër të veprimtarisë së saj inkorporon grumbullimin, përpunimin dhe ofrimin e shërbimit të ujit për pije dhe largimin e ujërave të zeza, ku zona e shërbimit të veprimtarisë shtrihet në teritorin e 8 (tetë) komunave brenda regjionit të Prishtinës. KRU “Prishtina” sh.a., ka 564 punëtor aktual të profileve të ndryshme që mundësojnë realizimin e përmbushjes së kërkesave për ofrimin e shërbimit të ujit të pijes.

Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen në Nenin 21, lidhur me Nenin 17 të Ligjit për Ndermarrjet Publike Ligji Nr.037L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04L-111 për NP, dhe Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndermarrjet Publike, Komiteti i Auditimit të KRU “Prishtina” Sh.A., bënë ri-shpalljen e këtij:

KONKURSI PUBLIK
Për plotësimin e pozitës:

Zyrtar për Auditim të Brendshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Komitetit të Auditimit / Bordit të Drejtorëve

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Komiteti i Auditimit dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (1) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në fushën ekonomike.
  • Të jetë Kontabilist i Certifikuar.
  • Të jetë Auditor i Brendshëm i Certifikuar.
  • Kandidati duhet të këtë së paku 5 vite përvojë në fushën e auditimit financave ose kontabilitet, e preferueshme në auditim të brendshëm.
  • Të këtë integritet të lartë moral e profesional.
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme.
  • Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim.
  • Të ketë njohurit mbi Standardet nderkombëtare dhe praktikat profesionale të auditimit të brendshëm.
  • Njohja e standardeve nderkombëtare të kontabilitetit dhe të raportimit financiar është përparësi.
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Zyrtarit Kryesor të Auditimit:

  • Drejtim efektiv të aktiviteteve audituese më qëllim të shtimit të vlerës se operimeve dhe përmirësimit të tyre në vazhdimësi:
  • Planifikimi dhe kryerja e auditimit për të shtuar vlerën e organizatës sikur në aspektin operativ, financiar dhe atë të përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi të cilin operon ndërmarrja:
  • Planifikimi i auditimeve strategjike, vjetore dhe ato të angazhimin në mbështetje të një qasje të bazuar në risk:
  • Zhvillimi i programeve të auditimit dhe pyetësorve adekuat për verifikim të funksionimit të kontrolleve të brendshme për angazhim të ri, rishikim dhe përmiresim të programeve dhe pytësorve ekzistues
  • Mbikëqyrja e punës së zyrës dhe angazhimeve individuale të secilit auditor në njësi
  • Sigurimi i kualitetit të punës së auditorëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikave profesionale për auditim të brendshëm:
  • Përgatitje e draft-raportit të auditimit duke identifikuar përparesitë dhe dobesitë, përfshirë dhenien e rekomandimeve dhe konkluzioneve:
  • Drejtim dhe kryerje e kontrollit të rastit dhe hetimeve të ndryshme në bazë të kërkesës se menaxhmentit të lartë të KRU “Prishtina” sh.a., si dhe Komitetit të Auditimit,
  • Hartimi i raporteve lidhur me auditimet e kryera
  • Kryerja e punëve të tjera nga auditimi intern sipas nevojës (detyra të këshillimit për menaxhmentin) sipas kërkesës së menaxhmentit:
  • Përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e Komitetit të Auditimit.

Procedura për aplikim:

Aplikacioni-kërkesa mund të merret në vveb-faqen e Kompanisë dhe i bashkangjiten: një C.V. e detajuar, letra motivuese, dëshmitë e përgatitjes profesionale, dëshmitë e eksperiencës në punë, certifikata nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj ose të mos jetë i dënuar dhe dorëzohen përsonalisht në adresën: KRU “Prishtina” sh.a., Rr.”Hazir Shala” nr.4, në zyren nr.36. Deklarata nën Betim nënshkruhet në momentin e dorëzimit të aplikacionit. Afati i fundit për aplikim: 25 Gusht 2020 (e Marte), ora
16:00 h.

Vërejtje: Kandidatët me dokumentacion të pa-kompletuar, të pa-plotësuar dhe joadekuat do të refuzohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listen e ngushtë.

Listime të ngjashme

21/10/2020
Roje Pyelli   Prizren
20/10/2020
20/10/2020
Mësimdhënës/e (2)   Malishevë
20/10/2020