Zyrtar/e për Arsimin e Mesëm të Ulët

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
21/10/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitat aktualisht të lira
Kodi RPC0000770
Nr. i Referencës RN00006901
Titulli i pozitës Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Ulët
Klasa e pozitës Profesional 2
Koeficienti 7
Institucioni Komuna Prishtinë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialistë të Shkencave Shoqërore
Institucioni Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës RN00007686
Kodi RPC0001506
Data e njoftimit 01.10.2021
Afati për aplikim 22.10.2021 - 29.10.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave; 10% 
  2. Analizon legjislacionin, politikat dhe procedurat lidhur me arsimin e mesëm të ulët dhe rekomandon  përmirësime me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve cilësorë si dhe zhvillimin dhe realizimin e  reformave arsimore; 15%. 
  3. Harton dhe zhvillon legjislacionin, politikat, procedurat standarde si dhe përcakton dokumentacionin  shkollor për arsimin e mesëm të ulët; 20%. 
  4. Monitoron mbarëvajtjen, dhe zhvillimin e edukimit dhe arsimimit dhe rekomandon përmirësime me  qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit të mesëm të ulët ; 15% 
  5. Mbështet dhe këshillon institucionet e arsimore për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe  gjithëpërfshirjen e nxënësve në arsimin e mesë të ulët; 15%; 
  6. Merr pjesë në përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave për nivelin e arsimit të  mesëm të ulët si dhe bashkëpunon me divizionin për plan programeve për planifikim dhe zhvillim të  programeve për arsimin e mesëm te ulët; 10% 
  7. Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe strategjive për arsimin e mesëm të ulët dhe harton raporte  periodike për procesin e zbatimit e tyre; 10% 
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;5%.  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:  

Diplomë universitare, (juridik, administrate publike, ekonomik,, shkencca sociale ) 

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura  për plotësimin e pozitës së lirë të punës 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;   
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;  
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;  
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve 
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit 
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
Recepsionist/e (3)   Prishtinë
25/11/2021
24/11/2021