Zyrtar/e për Arsimin e Mesëm të Ulët

lipjan
Komuna Lipjan
Publikuar
09/02/2022
Skadon
23/02/2022
Lokacioni
Lipjan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008137
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/01/2022
Afati për aplikim: 09/02/2022 - 23/02/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001788 | RN00007984 | Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Ulët | Profesional 2 | 6 | Komuna Lipjan | DREJTORATI PËR ARSIM

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Lipjan shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Metodave të Arsimit (metolog arsimi)
  • Institucioni Komuna Lipjan
  • Nr. i Referencës RN00008137
  • Kodi RPC0001938
  • Data e njoftimit 19.01.2022
  • Afati për aplikim 09.02.2022 - 23.02.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave
  2. Analizon legjislacionin, politikat dhe procedurat lidhur me arsimin e mesëm të ulët dhe rekomandon përmirësime me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve cilësorë si dhe zhvillimin dhe realizimin e reformave arsimore
  3. Harton dhe zhvillon legjislacionin, politikat, procedurat standarde si dhe përcakton dokumentacionin shkollor për arsimin e mesëm të ulët.
  4. Monitoron mbarëvajtjen, dhe zhvillimin e edukimit dhe arsimimit dhe rekomandon përmirësime me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit të mesëm të ulët
  5. Mbështet dhe këshillon institucionet arsimore për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe gjithëpërfshirjen e nxënësve në arsimin e mesë të ulët
  6. Merr pjesë në përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave për nivelin e arsimit të mesëm të ulët si dhe bashkëpunon me divizionin për plan programeve për planifikim dhe zhvillim të programeve për arsimin e mesëm te ulët.
  7. Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe strategjive për arsimin e mesëm të ulët dhe harton raporte periodike për procesin e zbatimit e tyre
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare- Fakulteti Filologjik, Pedagogjik me të paktën  180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. 
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;   
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve;  
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;  
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit)  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri dhe përvojë në fushë e arsimit.
  • Njohuri të Ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me arsimin.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme