Zyrtar/e për Arsimin e Mesëm të Lartë

komuna malisheve e1558789653457
Komuna Malishevë
Publikuar
24/02/2022
Skadon
03/03/2022
Lokacioni
Malishevë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008314
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/02/2022
Afati për aplikim: 24/02/2022 - 03/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001838 | RN00008037 | Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Lartë | Profesional 2 | 7 | Komuna Malishevë | Drejtoria për Arsim-Edukim

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Malishevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Shkencave Shoqërore 
  • Institucioni Komuna Malishevë
  • Nr. i Referencës RN00008314
  • Kodi RPC0002109
  • Data e njoftimit 03.02.2022
  • Afati për aplikim 24.02.2022 - 03.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Në bashkëpunim me udhëheqësin e sektorit harton dhe zhvillon planet e punës për zbatimin e detyrave  të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre  objektivave;
  2. Analizon legjislacionin, politikat dhe procedurat lidhur me arsimin e mesëm të lartë dhe  konviktin, si dhe rekomandon përmirësime me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve cilësorë ne  ketë nivel të arsimit;
  3. Ndihmon në hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit, politikave, strategjive dhe  procedurave standarde si dhe dokumentet tjera për arsimin e mesëm të lartë dhe konviktin;  
  4. Monitoron mbarëvajtjen, dhe zhvillimin e edukimit dhe arsimimit të mesëm të lartë në gjithë komunën  në përputhje me dokumentet strategjike të MASHT-it;  
  5. Mbështet dhe këshillon institucionet e arsimit të mesëm të lartë dhe konviktin për gjithë përfshirjen e  fëmijëve në institucionet arsimore, si dhe sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm edukativ;  
  6. Analizon programet dhe modulet që aplikohen për akreditim në edukimin e mesëm të lartë si dhe  rekomandon përmirësimin e tyre;  
  7. Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe strategjive për arsimin e mesëm të lartë dhe konviktin, si dhe  harton raporte periodike dhe sipas nevojës për procesin e zbatimit të legjislacionit dhe strategjive për ketë  nivel të arsimit; 
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to.  
  • Kualifikimi: Drejtimi Arsimorë  
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për  plotësimin e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;   
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve;  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për  të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të  domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Shkencave Shoqërore;
  • Vlerësimi i jetëshkrimit  konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës domethënëse në punë dhe të  trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më Grupin Specialistë të Shkencave  Shoqërore; 
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Shkencave  Shoqërore që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim.
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligjet dhe Rregullore të tjera që ndërlidhen me  fushën përkatëse.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme