Zyrtar/e për Arkiv

kpk e1623864352872
Prokuroria Themelore Gjilan
Publikuar
05/05/2022
Skadon
19/05/2022
Lokacioni
Gjilan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr.  02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit  nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të  Kosovës KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të  Kosovës, shpall këtë:  

KONKURS

Zyrtar për Arkiv 2  

  • Prokuroria Themelore Gjakovë, një (1) pozitë
  • Prokuroria Themelore Gjilan, një (1) pozitë
  • Referenca: KPK/ZKSHP/PA/PSRK/PTH/POZ-009
  • Emri pozitës: Zyrtar për Arkiv 2
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli: Profesional
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
  • Numri i pozitave: Dy (2) pozita
  • Koeficienti: Shtatë (7)
  • Akti i emërimit: Pa afat
  • Puna Provuese: 12 muaj
  • Vendi: Gjakovë, Gjilan

Qëllimi i vendit të punës:

  • Arkivimi, sistemimi dhe mbajtja azhure e lëndëve të institucionit. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Pranon dokumentet dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre në arkivin e  institucionit në përputhje me procedurat ligjore. 
  • Kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon  udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit.
  • Mirëmban arkivin e veçantë për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e  informatave.
  • Përkujdeset për seleksionimin e rregullt të lëndës arkivore.
  • Mbanë kontakte të vazhdueshme me institucionet e arkivit të Kosovës, me qëllim të  dorëzimit të lëndëve arkivore arkivit kompetent pas kalimit të afatit.
  • Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të ligjit mbi lëndën  arkivore të Kosovës.
  • Koordinon punën me nëpunësin që merret me postën dhe shpërndarjen e postes, shkresave  jashtë dhe brenda institucionit.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në  mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave  të punës; 
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata ,dhënë udhëzime  dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe  teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare.  

Përvoja e Punës:

  • Dy (2) vite përvojë pune. 

---

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial  të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 05.05.2022 deri me datë  19.05.2022 si datë e mbylljes së konkursit. 
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve  Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë. 
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës  në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr.  “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë. 
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të  afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4  katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare. 
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi  të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme  arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për  pozitën përkatëse. 
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë  shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11,  paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.” 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar: 

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor; 
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk  pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës); 
  • Dy rekomandime (nëse keni); 
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar; 
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.  

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë  kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi. 

Shpalljet e ngjashme