
Përshkrimi
Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:
KONKURS
Zyrtar për Arkiv 2
- Prokuroria Themelore Gjakovë, një (1) pozitë
- Prokuroria Themelore Gjilan, një (1) pozitë
- Referenca: KPK/ZKSHP/PA/PSRK/PTH/POZ-009
- Emri pozitës: Zyrtar për Arkiv 2
- Pozita: Pozitë e karrierës
- Niveli: Profesional
- Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
- Numri i pozitave: Dy (2) pozita
- Koeficienti: Shtatë (7)
- Akti i emërimit: Pa afat
- Puna Provuese: 12 muaj
- Vendi: Gjakovë, Gjilan
Qëllimi i vendit të punës:
- Arkivimi, sistemimi dhe mbajtja azhure e lëndëve të institucionit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Pranon dokumentet dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre në arkivin e institucionit në përputhje me procedurat ligjore.
- Kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit.
- Mirëmban arkivin e veçantë për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e informatave.
- Përkujdeset për seleksionimin e rregullt të lëndës arkivore.
- Mbanë kontakte të vazhdueshme me institucionet e arkivit të Kosovës, me qëllim të dorëzimit të lëndëve arkivore arkivit kompetent pas kalimit të afatit.
- Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të ligjit mbi lëndën arkivore të Kosovës.
- Koordinon punën me nëpunësin që merret me postën dhe shpërndarjen e postes, shkresave jashtë dhe brenda institucionit.
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:
- Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
- Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata ,dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
- Diplomë Universitare.
Përvoja e Punës:
- Dy (2) vite përvojë pune.
---
- Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 05.05.2022 deri me datë 19.05.2022 si datë e mbylljes së konkursit.
- Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
- Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
- Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
- Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
- Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
- Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:
- Dëshminë e kualifikimit shkollor;
- Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
- Dy rekomandime (nëse keni);
- Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
- Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
- Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.
Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.