Zyrtar/e mbështetës i teknologjisë informative

64x64 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar më
28/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Pozita:  Zyrtar mbështetës i teknologjisë informative
Departamenti: Teknologjia Informative
Divizioni: Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
Grada:  6
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve

Zyrtari për Helpdesk do të mirëmbajë pajisjet kompjuterike duke analizuar kërkesat e shfrytëzuesve, zgjidh problemet që kanë me shfrytëzimin e pajisjeve që janë në domenin e teknologjisë informative, instalon harduerin, ofron zgjidhje të ndryshme softuerike dhe mirëmban sistemin për gjenerimin e kërkesave të Helpdesk-ut.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Ofron përkrahje, trajton dhe zgjidh problemet e natyrës së teknologjisë
  • Shërben si nivel i parë i komunikimit dhe trajtimit të incidenteve dhe problemeve te të gjithë shfrytëzuesit e teknologjisë
  • Monitoron dhe përgjigjet në tiketat e raportuara në Departamentin e
  • Raporton çështje të tjera dhe sipas rastit i ngritë ato në nivel të administratorëve.
  • Ofron përkrahje për ndërlidhjet me institucionet shtetërore dhe institucioneve
  • Menaxhon pajisjet e shfrytëzuesve, duke përfshirë instalimet dhe shpërndarjen e azhurnimeve dhe ndryshimeve përmes Microsoft Endpoint Manager (ish System Center Configuration Manager)
  • Përditëson dokumentimin e zgjidhjeve të
  • Monitoron dhe mirëmban sistemin e
  • Mirëmban sistemin e inventarizimit për të gjitha pajisjet e teknologjisë informative, softuerëve dhe licencave që përdoren në
  • Merr pjesë aktive në përgatitjet dhe planifikimet afatshkurta dhe afatgjata të
  • Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit në hierarkinë e Departamentit të Teknologjisë Informative

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Shkallë bachelor në shkenca kompjuterike ose certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Helpdesk-ut, CompTIA+, MCSA Windows 10 ose MDAA.
  • Përvojë 2 vjeçare në Helpdesk.
  • Përvoja në ambiente komplekse të infrastrukturës së TI e preferuar
  • Përvoja ose certifikim në ITIL i preferuar
  • Gjuha angleze e preferuar

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse ( motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 10 qershor,
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plotë.