Zyrtar/e Ligjor/e për çështje përmbarimore

NPBP
Publikuar më
30/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

Titulli: Zyrtar Ligjor për çështje përmbarimore 1 (një) pozitë
Nr. i referencës: NPB/DMI/04.3
Niveli pagës: 5
Lloji i Pozitës: Zyrtar për çështje përmbarimore
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar ( 12 Muaj me mundësi vazhdimi, përvoja provuese 6 muaj)
Vendi i punës: Rr. Xhevdet Doda nr.32, Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit Juridik

Detyrat e përgjithshme:

  1. Përpilon propozimet për përmbarimin e lëndëve në të cilat Ndërmarrja është në cilësinë e kreditorit;
  2. Përpilon prapësimet, ankesat dhe shkresat e ndryshme në procedurë përmbarimore;
  3. Përfaqëson Ndërmarrjen në të gjitha çështjet juridike përmabarimore;
  4. Përpilon raporte periodike lidhur me ecurinë e ekzekutimeve të lëndëve në procedurë përmbarimore;
  5. Mban korrespodencë të vazhdueshme me përmbaruesit privat përkitazi me lendët ku Ndërmarrja është palë ne procedurë;
  6. Mban evidencat për lëndët e inicuara dhe te perfunduara në procedurë përmbarimore;
  7. Me autorizim nga Udhëheqësi përfaqëson Ndërmarrjen në kontestet gjyqësore në të gjitha gjykatat dhe organet tjera administrative;
  8. Harton raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore lidhur me të hyrat financiare që rezutojnë nga procedura përmbarimore;
  9. Kryen të gjitha detyrat tjera nga fushëveprimi i Divizionit Juridik dhe detyra të tjera të përcaktuara nga Udhëheqesi i Divizionit;
  10. Në rast të mungesës së ndonjërit prej zyrtarëve apo përfaqësuesve të Divizionit Juridik, me urdhër të Udhëheqësit të Divizionit, zëvendëson dhe kryen detyrat e të njejtit përgjatë mungesës së tij.
  11. Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të Divizionit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare/Fakulteti Juridik;
  • Së paku 3 vite përvojë pune;
  • Së paku 2 vite përvojë punë profesionale.

Aftësitë:

  • Njohuri të legjislacionit primar dhe sekondar me theks të veçantë në fushën e procedurave përmbarimore; · Njohuri esenciale për përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office dhe Internetit;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë

Kualifikimet tjera:

  • Preferohet studime postdiplomike në fushën e së drejtës civile/penale;
  • Preferohet përvojë në përfaqësim juridik;
  • Trajnime profesionale gjatë karrierës;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe gjuhës serbe.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur;

  • CV/Resume;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën nën hetime;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 30.03.2021 deri më 13.04.2021.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel.: 038 553 311.

Listime të ngjashme

Moter/Teknik Medicional (6)   Novobërdë e re
12/04/2021
12/04/2021
07/04/2021