
Përshkrimi
Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:
KONKURS
1. Zyrtar Ligjor 2, pesë (5) vende pune
- Prokuroria Themelore Prishtinë, dy (2) pozita
- Prokuroria Themelore Gjakovë, dy (2) pozita
- Prokuroria Themelore Mitrovicë, një (1) pozitë
Referenca: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 004
Emri pozitës: Zyrtar Ligjor 2
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Kodi punës: Ll/060
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
Numri i pozitave: Pesë (5) pozita
Koeficienti: Shtatë (7)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi : Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë
Qëllimi i vendit të punës:
Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive dhe kualitative të punëve të Prokurorit duke i ofruar mbështetje profesionale juridike në hartimin e akteve, shkresave dhe daktilografimin e tyre si dhe mbajtjen e evidencave për lëndët në proces dhe të kryera nga Prokurori e në bashkëpunim me Mbikëqyrësin e Shkrimores së Prokurorisë dhe Udhëheqësin e Administratës.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional të akteve që i nxjerrë prokurori lidhur me lëndët konkrete të besuara për ndërmarrjen e veprimeve akuzuese nga prokurori;
- Pranon lëndët e ndara për prokurorin me të cilin punon, evidentimin e tyre në mënyrë elektronike dërgimin e lëndëve me shkresat përcjellëse në shkrimore, mbajtjen e evidencës për lëndët në proces dhe lëndët e kryera, raporton për punën e vet te Udhëheqësi i Administratës;
- Merr pjesë në procesin e dëgjimit të palëve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, ruan konfidencialitetin e lëndës dhe palëve;
- Kryen të gjitha punët përgatitore për praninë e palëve para prokurorit me dërgesën e ftesave dhe pranimin e konfirmimeve nga dorëzuesit e shkresave;
- Gjithnjë kujdeset për informimin e Prokurorit lidhur me praninë e tij në gjykime, duke mos e lënë anash informimin lidhur me shkresat e ndryshme apo (corpora deliktet) që ndërlidhen me lëndën gjyqësore;
- Përgjegjës për kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale, duke u kujdesur që gjatë punës së besuar të ketë sa më pak lëshime;
- Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të administratës, ndërsa për punën e kryer me prokurorin lidhur me lëndët mbanë edhe përgjegjësi tek prokurori i çështjes, andaj kërkohet një sy çelësi dhe vëmendje e veçantë;
- I obliguar të respektojë Kodin e Etikës Profesionale të stafit mbështetës dhe Kodin e Shërbimit Civil;
- Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën e tij/saj duke i zëvendësuar kolegët tjerë në punë.
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
- Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi juridik dhe administratë publike;
- Njohuri të mirë të gjuhës shqipe, dhe/ose serbe e dëshirueshme, në të shprehur me gojë dhe me shkrim duke përfshirë aftësi të zhvilluara në hartimin e dokumenteve;
- Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word, Excel, Power Point, etj.) dhe internetin;
- Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, aktakuzave dhe shkresave tjera të nevojshme; I/E gatshëm/e të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
- Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me të;
- Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik.
Përvoja e punës:
Një (1) vit përvojë pune profesionale.
2. Zyrtar për Transport 3, dy (2) vende pune
- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, një (1) pozitë
- Prokuroria Themelore Prishtinë, një (1) pozitë
Referenca: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ – 005
Emri pozitës: Zyrtar për Transport 3
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Administrativ
Kodi punës: AD/1110
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
Numri i pozitave: Dy (2) pozitë
Koeficienti: Pesë pikë pesë (5.5)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë
Qëllimi i vendit të punës:
- Ofrimi i shërbimeve të transportit për prokurorë dhe stafin e Institucionit.
- Kujdeset për aktivitetet e drejtpërdrejta lidhura transportin në institucion dhe mirëmbajtjen e automjeteve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kryen punën e vozitjes së prokurorëve dhe stafit në bazë të orarit dhe caktimeve zyrtare, në nivel të prokurorisë;
- Mirëmban automjetin me të cilin kryen detyrat e punës apo me të cilin është i ngarkuar;
- Merr pjesë në planifikimin dhe përgatitjen e programit në fushën e transportit dhe siguron mbarëvajtjen e punëve lidhur me shërbimet e transportit;
- Është përgjegjës për sigurimin e servisimit dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese të institucionit;
- Mban të dhënat për përdorimin, sevisimin e automjeteve dhe përgatit dokumentet e nevojshëm për përdorimin e tyre;
- Kujdeset që automjetet e institucionit të përdorën në mënyrë sa më racionale;
- Ofron shërbime të transportit sipas nevojave;
- Kryen edhe detyra tjera në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internet).
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
- Njohuri të duhura profesionale për kryerjen e detyrës së vozitësit;
- Shkathtësi për të caktuar dhe vlerësuar punën sipas rëndësisë dhe prioriteteve;
- I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
- Të ketë gatishmëri për kryerjen e punëve nën presion.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internet).
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
Shkolla e Mesme, Patentë Shoferi Kategoria “B”.
Përvoja e Punës:
Së paku 3 vite përvojë pune.
3. Zyrtar për Distribuimin e Dokumenteve 1
- Prokuroria Themelore Pejë, një (1) pozitë
Referenca: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ – 006
Emri pozitës: Zyrtar për Distribuimin e Dokumenteve 1
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Administrativ
Kodi punës: PBS/1570
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
Numri i pozitave: Një (1) pozitë
Koeficienti: Pesë (5)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Pejë
Qëllimi i vendit të punës:
- Bënë dërgimin e të gjithë shkresave, postës dhe dokumentacionit hyrës dhe dalës nga Institucioni për institucionet tjera dhe palët.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës për shpërndarjen me kohë të postës dhe shkresave të ndryshme të Institucionit në institucionet tjera dhe tek palët;
- Mban evidencat lidhur me pranimin -dorëzimin e postës dhe ruan konfidencialitetin (fshehtësinë e lëndëve);
- Kujdeset që ftesat e institucionit të dorëzohen tek personi i caktuar në ftesë, ose tek familja në bazë të procedurave të parapara për dorëzimin e tyre;
- Përgatitë postën, rregullon evidencat dhe raportet;
- Përgjegjës për sjelljen e tij me palët dhe personelin e institucioneve;
- Sipas nevojës kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit të drejtpërdrejtë;
- Kryen edhe detyra tjera në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen nga udhëheqësi.
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
- Aftësi të mjaftueshme që herë pas herë të merret me disa çështje të cilat nuk janë paraparë me udhëzime, por që lidhen me nevojat e institucionit;
- Shkathtësi komunikimi me stafin e të njëjtit nivel brenda institucionit;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel ).
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
Shkolla e mesme.
Përvoja e punës:
Së paku 3 vite përvojë pune.
---
- Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 13.04.2022 deri me datë 27.04.2022 si datë e mbylljes së konkursit.
- Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
- Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
- Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
- Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
- Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
- Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:
- Dëshminë e kualifikimit shkollor;
- Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
- Dy rekomandime (nëse keni);
- Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
- Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
- Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.
Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.