
Përshkrimi
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Zyrën Ligjore, KEDS SH.A. më datë 05.04.2022 shpall vende të lira pune:
Pozicioni i punës: ZYRTAR/E LIGJOR/E (4)
Lokacioni: Prishtinë, Drejtoria Qendrore
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Ofron këshilla ligjore për të gjitha çështjet e kërkuara brenda departamentit duke përfshirë edhe kërkesat nga departamentet tjera;
- Harton marrëveshje/kontrata dhe çështje tjera sipas nevojave të kompanisë në bashkëpunim me departamentet tjera;
- Përpilon padi, përgjigje në padi, propozime, kallëzime penale, ankesa, përgjigje ndaj ankesave si dhe çështje tjera sipas nevojës;
- Paraqitet në Gjykata si përfaqësues dhe mbron lëndët e Kompanisë;
- Bashkëpunon me departamentet e Kompanisë për të ndihmuar në realizimin e projekteve të ndryshme;
- Kryen hulumtime dhe drafte, përkatësisht opinione ligjore, memorandume, përmbledhje mbi çështje të ndryshme sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar nga Këshilltari i Përgjithshëm;
- Rishikon dokumentet ekzistuese të Kompanisë, siç janë: Politikat dhe Procedurat, rregulloret e ndryshme, marrëveshjet, etj., me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtjes së interesave të Kompanisë si dhe harmonizimin e të njëjtave me rregulloret dhe ligjet në fuqi;
- Merr pjesë në mbledhje të organizuara me palët e treta dhe negocime eventuale të kontratave;
- Performon vazhdimisht edhe detyra të tjera të kërkuara nga Këshilltari i Përgjithshëm, varësisht nga nevojat e Kompanisë.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik;
- Preferohet provimi i Jurisprudencës;
- Minimum 2 vite eksperiencë pune në fushën Ligjore;
- Njohuri të shkëlqyeshme të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës, veçanërisht ligjin mbi procedurën kontestimore dhe përmbarimore, ligjin për marrëdhëniet detyrimore, si dhe kodin penal dhe të procedurës penale;
- Njohja e gjuhës Angleze dhe Serbe janë përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme të paketës së MS Office;
- Kategoria B e vozitjes është e domosdoshme;
- Aftësi të mira të vendimmarrjes dhe aftësi për të vlerësuar rrezikun;
- Të jetë person bashkëpunues, pozitiv dhe i hapur për punë ekipore.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV;
- Diplomën e kualifikimit;
- Certifikatën e provimit të Jurisprudencës (nëse keni);
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.
Aplikimi është i hapur deri më datë: 14.04.2022, në ora 16:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.