Zyrtar/e ligjor/e (4)

kpk e1623864352872
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)
Publikuar më
12/07/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:

K O N K U R S

Zyrtar Ligjor

Prokuroria Themelore Prishtinë, katër (4) pozita
Referenca: KPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ-    009
Emri pozitës: Zyrtar Ligjor 2
Pozita: Pozitë e karrierës
Kategoria funksionale: Profesional 2
Grada: 9
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
Kodi punës: Ll/060
Numri i pozitave: Katër (4) pozita
Koeficienti: Shtatë (7)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi : Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

  • Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive dhe kualitative të punëve të Prokurorit duke i ofruar mbështetje profesionale juridike në hartimin e akteve, shkresave dhe daktilografimin e tyre si dhe mbajtjen e evidencave për lëndët në proces dhe të kryera nga Prokurori e në bashkëpunim me Mbikëqyrësin e Shkrimores së Prokurorisë dhe Udhëheqësin e Administratës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional të akteve që i nxjerrë prokurori lidhur me lëndët konkrete të besuara për ndërmarrjen e veprimeve akuzuese nga prokurori;
  • Pranon lëndët e ndara për prokurorin me të cilin punon, evidentimin e tyre në mënyrë elektronike dërgimin e lëndëve me shkresat përcjellëse në shkrimore, mbajtjen e evidencës për lëndët në proces dhe lëndët e kryera, raporton për punën e vet te Udhëheqësi i Administratës;
  • Merr pjesë në procesin e dëgjimit të palëve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, ruan konfidencialitetin e lëndës dhe palëve;
  • Kryen të gjitha punët përgatitore për praninë e palëve para prokurorit me dërgesën e ftesave dhe pranimin e konfirmimeve nga dorëzuesit e shkresave;
  • Gjithnjë kujdeset për informimin e Prokurorit lidhur me praninë e tij në gjykime, duke mos e lënë anash informimin lidhur me shkresat e ndryshme apo (corpora deliktet) që ndërlidhen me lëndën gjyqësore;
  • Përgjegjës për kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale, duke u kujdesur që gjatë punës së besuar të ketë sa më pak lëshime;
  • Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të administratës, ndërsa për punën e kryer me prokurorin lidhur me lëndët mbanë edhe përgjegjësi tek prokurori i çështjes, andaj kërkohet një sy çelësi dhe vëmendje e veçantë;
  • I obliguar të respektojë Kodin e Etikës Profesionale të stafit mbështetës dhe Kodin e Shërbimit Civil;
  • Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën e tij/saj duke i zëvendësuar kolegët tjerë në punë;

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi juridik dhe administratë publike;
  • Njohuri të mirë të gjuhës shqipe, dhe/ose serbe e dëshirueshme, në të shprehur me gojë dhe me shkrim duke përfshirë aftësi të zhvilluara në hartimin e dokumenteve;
  • Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word, Excel, Power Point, ) dhe internetin;
  • Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, aktakuzave dhe shkresave tjera të nevojshme;
  • I/E gatshëm/e të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me të;
  • Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë universitare, Fakulteti Juridik.

Përvoja e Punës:

  • 1 vit përvojë pune

---

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 07.2021 deri me datë 22.07.2021 si datë e mbylljes së konkursit.
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.
  • Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën
  • Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme