Zyrtar/e ligjor/e

Agjencia Per Ndihme Juridike Falas ANJF e1624528379512
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas
Publikuar më
12/11/2021
Qyteti
Ferizaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni 

RPC0000944 | RN00007088 | Zyrtar Ligjor 2 | Profesional 2 | 7 | Agjencia për Ndihmë Juridike Falas  - Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas - Ferizaj / Ferizaj

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Agjencia për Ndihmë Juridike  Falas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialistë Ligjor
Institucioni Agjencia për Ndihmë Juridike Falas
Nr. i Referencës RN00007725
Kodi RPC0001542
Data e njoftimit 12.10.2021
Afati për aplikim 12.11.2021 - 19.11.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Ofron ndihmë juridike falas, aplikuesve të kualifikuar, në lëmin: civile, administrative, penale dhe  kundërvajtëse, nëpërmjet :
    • këshillave Juridike 
    • përpilimit te parashtesave dhe shkresave, 
    • pranimit te ankesave, kundër vendimeve për refuzimin e ndihmës juridike falas, duke e dorëzuar te njëjtën Komisionit për ankesa. 
  1. Ofron ndihmë juridike falas të menjëhershme, nëpërmjet telefonit, personave të arrestuar apo të ndaluar  në polici, edhe pas orarit te punës (brenda 24 orëve).
  2. Angazhon avokatet nga lista e avokateve të ofruar nga OAK, njëkohësisht përcjell ecurinë e lëndës,
  3. Nxjerr vendime lidhur me aprovimin apo refuzimin e ndihmës juridike falas, 
  4. Bashkëpunon me institucionet relevante lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas 
  5. Kryen hulumtime dhe analiza lidhur me ofruesit dhe përfituesit e ndihmës juridike falas dhe prezanton rekomandimet nga të gjeturat hulumtuese, 
  6. Kujdeset për respektimin e të gjitha afateve ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës se  Kosovës. 
  7. Mban evidencë, ruan dhe arkivon lëndët e përfituesve të ndihmës juridike falas, 
  8. Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, dhe kryen detyra tjera në përputhje me  mandatin ligjor.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Jurdike me të paktën 180 kredi/ECTS  apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve nënligjore
  • Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme 
  • Shkathtësi ne komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese analitike vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Shkatrhtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access) 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve 
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit 
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqesuar. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme