Zyrtar/e Ligjor/e

ipko e1640271171172
IPKO
Publikuar
17/06/2022
Skadon
20/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Zyrtar/e Ligjor/e

Përgjegjësitë e pozitës:

  • Ndihmon në menaxhimin e të gjitha rasteve gjyqësore të kompanisë si dhe në menaxhimin e avokatëve të kontraktuar që merren me raste gjyqësore, duke përfshirë përgatitjen e parashtresave të nevojshme, duke siguruar përmbushjen e afateve ligjore, etj.
  • Menaxhon procesin e legalizimit të infrastrukturës mobile, së bashku me kontraktorin e IPKO-s;
  • Përfaqëson IPKO-n në ndërveprimet e saj me ARKEP-in; cakton dhe udhëheqë takimet me ARKEP-in dhe përgatitë personelin e IPKO-s për ndërveprimet e tyre me ARKEP-in.
  • Përcjell zhvillimet e mjedisit rregullator në Maqedoni dhe Shqipëri, bën hulumtime ligjore për çështje të ndryshme ligjore dhe përgatitë opinione ligjore.
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve si psh.: raporte periodike për Rregullatorin e Telekomunikimeve të Kosovës, raporte për Telekom Slovenije në lidhje me ndryshimet, çështjet dhe rregulloret e rregullatorit.
  • Ofron mbështetje dhe udhëzime ligjore dhe rregullatore për të gjitha njësitë organizative në kuadër të IPKO-s dhe ndihmon në përgatitjen e parashtresave për rregullatorin.
  • Harton dhe negocion dokumentet lidhur me çështjet komerciale duke përfshirë marrëveshjet për konsulencë, shërbime, konfidencialitet, sponsorime, marketing etj.
  • Komunikon me autoritetet dhe ekzekuton kërkesat e tyre për informata personale dhe për komunikimet e klientëve tanë; Komunikon me Zyrën Mbështetëse Ligjore lidhur me kërkesat dhe urdhëresat.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, dhe njohuritë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për ligjin e zbatueshëm për komunikimet elektronike në Kosovë si dhe për ligjet e tjera të zbatueshme në përgjithësi;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në pakon Microsoft Office;

Pervoja e punës: Përvojë ne trajtimin e çështjeve ligjore; min 2 vite.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 20.06.2022

Shpalljet e ngjashme