Zyrtar/e ligjor/e

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
30/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi punësimi

TEB Sh.A. një ndër bankat më me renome në Kosovë dhe është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB Sh.A. është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar në pozitën: Zyrtar/e Ligjor/e për të rekrutuar në ekipin dinamik të Departamentit Ligjor në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë  kryesore :

Hulumtim dhe Zhvillim

  • Monitoron ligjet e zbatueshme të Republikës së Kosovës;
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave bankare ekzistuese;
  • Drafton opinione/memorandume/përmbledhje ligjore në çështje të ndryshme ligjore kërkuar nga departamentet e ndryshme lidhur me aktivitetet e Bankës;
  • Ofron mbështetje ligjore ndaj të gjithë stafit të Bankës.
  • Raporton mbi klientë ndaj të cilëve Banka ka ndërmarrë veprime ligjore dhe kundër të cilëve janë në vijim proceset gjyqësore;
  • Raporton në detyrat e rregullta të kryera përbrenda Departamentit Ligjor;
  • Përgjegjës për menaxhimin dhe raportimin e incidenteve të rrezikut operacional;
  • Kryen hulumtime dhe drafte, përkatësisht mendime ligjore, memorandume, përmbledhje mbi çështje të ndryshme, sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar nga Menaxhmenti i Bankës, si dhe Departamentet dhe Njësitet e ndryshme;
  • Në bashkëpunim me Departamentet Bankare përkatëse, dhe harton marrëveshjet për produktet e reja të Bankës dhe i përditëson ato në mënyrën përkatëse;
  • Rishikon dokumente ekzistuese bankare si politikat, procedurat, marrëveshjet etj. me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes së Bankës dhe interesave të saj ndaj palëve të treta;
  • Përgatit padi, kërkesa, propozime, mocione, raporte penale, lajmërime të tjera të shkeljeve, përgjigje ndaj ankesave etj. dhe i paraqet tek Gjykatat përkatëse, Agjentët e Përmbarimit Privat dhe institucionet tjera;
  • Verifikon dokumentet e Hipotekës, Vendimet e Pengut dhe Kadastrit mbi Regjistrimin e pasurive të Paluajtshme të Huamarrësve në favor të Bankës, duke siguruar produkte të ndryshme të Bankës.
  • Skanon, ruan dhe i rregullon dokumentet në arkivin e Departamentit Ligjor;
  • Në përgjithësi, ndihmon departamentet e tjera të Bankës në minimizimin e rrezikut të tyre Ligjor

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushën e drejtësisë (diploma Master është e preferueshme megjithëse jo përparësi);
  • Të paktën dy vjet përvojë relevante ligjore;
  • Të posedojë njohuri të shkëlqyera me shkrim dhe të folur të gjuhës angleze dhe shqipe. Njohja e gjuhëve të tjera do të ishte përparësi;
  • Zotërimi i njohurive për praktikat ligjore të bankave dhe njohja e mirë e ligjeve në fuqi si dhe njohja e çështjeve ligjore - bankare në përgjithësi do të ishte një avantazh;
  • Në gjendje të mbajë informacionin konfidencial në mënyrë të përshtatshme;
  • Personalitet i vendosur me iniciativë, të qenit në gjendje dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.
  • Aftësi shumë e mirë për të punuar në ekip dhe nën presion;
  • Shkathtësi të forta ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Niveli i mirë i aplikacioneve të MS Office;
  • Gatishmëria për të punuar orë shtesë.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/  Afati i fundit për aplikim është 06.07.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

02/08/2021
Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021