
Përshkrimi
RN00008943
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/05/2022
Afati për aplikim: 06/06/2022 - 20/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0002369 | RN00008580 | Zyrtar Ligjor 2 | Profesional 2 | 6 | Komuna Viti
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Viti shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë Ligjor
- Institucioni Komuna Viti
- Nr. i Referencës RN00008943
- Kodi RPC0002698
- Data e njoftimit 04.05.2022
- Afati për aplikim 06.06.2022 - 20.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
- Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
- Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
- Është përgjegjës për pajtueshmërisë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës 10%
- Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët zyrtare. Si dhe përcjellë dhe menaxhon procedurat e hartimit dhe dorëzimit të projektligjeve në Qeveri;
- Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit ;
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Kualifikime të posaçme formale: Fak.Juridik
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore, diplomat jashte shtetit te jen te nostrifikuara nga MASHT
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Deshmit mbi pervojen e punës te argumentuara me trus,
- Dokument që dëshmon se nuk jeni nen hetime
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike; Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë; · Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmoinë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike; · Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; · Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; · Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave, Diploma Universitare, Trainimet dhe pervoja e punës.
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Aplimet pranohen vetem pëmes sistemit te SIMBNJ tek vegza Konkursi-rks.gov.net
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen