Zyrtar/e ligjor/e (2)

50x50 prizren logo
Komuna Prizren
Publikuar
03/05/2022
Skadon
10/05/2022
Lokacioni
Prizren
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008799
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 12/04/2022
Afati për aplikim: 03/05/2022 - 10/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002382 | RN00008593 | Zyrtar Ligjor 2 | Profesional 2 | 7 | Komuna Prizren
  • RPC0002383 | RN00008594 | Zyrtar Ligjor 2 | Profesional 2 | 7 | Komuna Prizren

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prizren shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë Ligjor
  • Institucioni Komuna Prizren
  • Nr. i Referencës RN00008799
  • Kodi RPC0002568
  • Data e njoftimit 12.04.2022
  • Afati për aplikim 03.05.2022 - 10.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Ndihmon udhëheqësin në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të  objektivave të sektorit dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave;
  • Harton dhe zhvillon legjislacionin dhe aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë veprimtaria e  komunës;
  • Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhën me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë  së komunës dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e komunës;
  • Ndihmon udhëheqësin në aspektin profesional, administrativ dhe teknik;
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe  teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare;
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e  projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
  • Bashkëpunon me njësitë tjera brenda komunës për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to. Fakulteti Juridik
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Njohuri profesionale, njohuri me vendin e punës, aftësi logjike dhe të përgjithshme, njohuri të thellë të  legjislacionit në fuqi 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme