Zyrtar/e Junior për Financa

ferronikeli newco
NewCo Ferronikeli Complex
Publikuar më
03/11/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

  • Pozicioni: Zyrtar Junior për Financa
  • Departamenti: Financa
  • Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi i faturave nga furnitorët
  • Kontrollimi / identifikimi i parregullësive të faturave
  • Regjistrimi i faturave në sistemin e kontabilitetit
  • Rakordimi/barazimi me furnitorët
  • Arkivimi i dokumenteve
  • Përgatitja / gjetja e dokumenteve për pagesë
  • Detyra të tjera siç kërkohen nga mbikëqyrësit

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik, i preferueshëm drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet
  • Preferohet të jetë student në SCAAK
  • Përvojë pune së paku 1 vit do të përbëjë avantazh
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Te jetë interaktiv dhe bashkëpunues me të tjerët
  • Njohuri të gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur – obligative)
  • Aftësi kompjuterike të shkëlqyeshme (Microsoft Office)
  • Njohuri të sistemit Microsoft Dynamics NAV – e preferueshme

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 13/11/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtar Junior per Financa”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

03/12/2020
02/12/2020
02/12/2020
Vozitës/e (2)   Prishtinë
01/12/2020
27/11/2020