Zyrtar/e i Teknologjisë Informative për Njësi Akademike (2)

universiteti i prizrenit ukshin hoti e1612955343283
Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti
Publikuar më
21/06/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në dispozitat e nenit 67 dhe 68 të ligjit për Zyrtarët Publikë, nr. 06/L-114, nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 dhe UA nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, dispozitat dhe aktet e brendshme juridike të Universitetit, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore e Universitetit “Ukshin Hoti” shpall:

K O N K U R S
Për personel administrativ

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Teknologjisë Informative për Njësi Akademike
Nëpunësi mbikëqyrës: Udhëheqësi i Zyrës për Infrastrukturë/ Teknologji Informative
Pozita: Pozitë e karrierës
Kohëzgjatja e kontratës: Për periudhë të pacaktuar
Numri i pozitave: 2
Kategoria Funksionale: Nivel profesional
Grada e vendit të punës: 10
Koeficienti / kodi i pagës: UNI 28
Puna provuese: 6 muaj
Orari i Punës: Normë e plotë (40 orë në javë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Në koordinim me eprorin është përgjegjës për instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen e rrjetit dhe pajisjeve të TI (PC, Printer, Fotokopje, paisje të telefonisë);
  • Në koordinim me zyrën e teknologjisë informative në administratën qendrore ofron shërbime për menaxhmentin e njësive akdemike në lëmin e teknologjisë.
  • Ndihmon dhe angazhohet për kryerjen e punëve dhe realizimin e planeve të zyrës së teknologjisë informative në infrastruktirën e IT-së dhe telefonisë
  • Kryen punët teknike në shtypjen e ID kartelave, diplomave për studentë, ID kartelave për personel, mirënjohje dhe material tjera për nevoja të
  • Koordinon punët me zyrën e IT-së për organizimin e aktiviteteve dhe konferencave shkencore që organizohen nga universiteti dhe njësitë akademike e
  • Ofron mbështetje teknike në instalimin, mirëmbajtjen dhe rregullimin e paisjeve Ofron mbështjetje profesionale në hartimin e specifikave, vlerësimin dhe pranimin e paisjeve të teknologjisë.
  • Kryen edhe detyra tjetra brenda fushëveprmit të zyrës sipas kërkesës së

Qëllimi i pozitës: Ofrimi i shërbimeve profesionale dhe teknike të IT-së për personelin dhe studentët, avancimi i shërbimeve të IT-së, zhvillimi, avancimi dhe mirëmbajtja i sistemeve dhe programeve të brendshme të IT-së, faqes zyrtare, telefonisë fikse dhe sistemit të kamerave si dhe menaxhimi i kontratave me nënkontraktorët në lëmin profesional të IT-së

KUSHTET:

Duhet ti plotësoj kriteret e përgjithshme të parapara në nenin 8 të ligjit nr. 06/L-114 si dhe kriteret e veçanta për pozitën si: Diplomë universitare në drejtimin e teknologjisë informative (Shkenca Kompjuterike, Telekomunikacion, Mekatronikë, Elektronikë, Informatikë Elektronike, Matematikë Kompjuterike, Matematikë-Informatikë dhe Teknologji-Informatikë), pa përvojë pune.

DOKUMENTET PËR APLIKIM:

  • Formulari i aplikimit
  • CV-ja dhe letra motivuese,
  • Diploma përkatëse origjinale ose të
  • Dëshmia mbi përvojën e punës.
  • Certifikata/ ekstrakti i
  • Certifikata
  • Kopja e letërnjoftimit.
  • Dokumentacioni tjetër relevant për pozitën që aplikon

Kriteret e përgjithshme dhe procedura e vlerësimit:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kriteret e parapara në nenin 8 të ligjit për zyrtarët publikë.

Përzgjedhja e kandidatëve për pozitën e lirë të punës do të kryhet nëpërmjet të procesit të përzgjedhjes i cili udhëhiqet nga ligji dhe bazohet në parimin e mundësive të barabarta, meritës, transparencës, profesionalizmit dhe paanësisë politike, mos diskriminimit, përfaqësimit të drejtë gjinor dhe të komuniteteve.

Në përputhje me dispozitat e nenit 9 të ligjit nr. 06/L-114 dhe nenit 8 të Statutit të Universitetit kandidatët e kategorive në fjalë në kushte të barabarta do të kenë përparësi.

Procesi i vlerësimit përbëhet nga dy faza: verifikimi paraprak nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe vlerësimi i njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës.

Kandidat fitues do të shpallet kandidati me më së shumti pikë të grumbulluara nga procesi i vlerësimit, me kusht që të ketë kaluar pragun minimal prej 60 për qind të pikëve nga totali i përgjithshëm.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi për aplikim është i hapur 15 ditë dhe atë nga 21.06.2021 deri më 05.07.2021, ora 16:00. Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në mënyrë fizike në NJMBNJ, zyra nr. 526 në administratën qendrore të Universitetit “Ukshin Hoti”.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” duke klikuar në: www.uni-prizren.com.

Listime të ngjashme

02/08/2021
Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021