
- 4 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 32 paragrafi 4 dhe nenit 82 të Ligjit Nr. 06/L-114 Për Zyrtarët Publikë, nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, shpall:
Konkurs pune
- Departamentit i TI-së
- Pozita – Zyrtar i TI-së
- Pagesa – 423.47 € (bruto)
- Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar, (12 muaj)
- Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Të bëjë riparimin e harduerit dhe softuerit dhe pajisjeve tjera të TI-së,
- Aftësi efektive të komunikimit dhe aftësi për të bashkëvepruar në mënyrë profesionale me klientët dhe stafin, aftësi për të punuar në mënyrë produktive në ekipe si zgjidhës i mirë i problemeve
- Njohuri të konsiderueshme në mbrojtje kundër viruseve te sistemeve_Antivirus.
- Riparues i rrjeteve, sistemeve, dhe aplikacionet për të identifikuar dhe përmirësuar mosfunksionimet dhe probleme të tjera operacionale.
- Instalimi i sistemeve operative dhe aplikacione të tjera të nevojshme për punë normale të desktopit, ndihmë në çështjet e pazgjidhura të Helpdesk-ut.
- Ofroj mbështetje të nivelit të parë për printerët e rrjetit dhe makinat fotokopjuese të rrjetit / dhe pajisje tjera të veçanta.
- Koordinoj punën dhe te bëj riparime në laptop dhe kompjuterë.
- Ripërshkruaj sistemet sipas nevojës.
- Mirëmbaj sigurinë e zonës së Help Desk-ut
- Detyra tjera të ngjashme, që i jep Kryesuesi i TI-së, dhe sipas nevojës.
Kushtet:
Diplomë e fakultetit
Shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare (minimumi bachelor në shkencat kompjuterike) si dhe 2 vite përvojë pune profesionale
- Certifikimet dhe trajnime te përfunduara ne fushën e MCP dhe A+ apo CCNA janë përparësi.
- Përvoja dhe LAN dhe WAN dhe telefoni janë përparësi
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Të jetë i aftë të përballojë dhe të organizojë punën;
- Aftësi në punë nën presion dhe fleksibilitet;
- Të jete person me integritet te larte personal dhe moral;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve të Office dhe sistemit operative Windows 10
Dokumentacioni i kërkuar:
- Diploma universitare
- Fotokopja e letërnjoftimit
- Ekstrakti i lindjes
- Dy - rekomandime (nëse keni)
- Certifikata të trajnimeve
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 15.02.2021 deri më datën 01.03.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në uebfaqen e KPMM-së: https://www.kosovo-mining.org/kpmm/mundesi-punesimi/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë - Adresa jonë: Rr. Armend Daci nr.1, Bregu i Diellit, Prishtinë, ose përmes emailit icmm@kosovo-mining.org.
VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038240252202 prej orës 08:00–16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.