
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 32 paragrafi 4 dhe nenit 82 të Ligjit Nr. 06/L-114 Për Zyrtarët Publikë, nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, shpall:
Konkurs pune
- Departamentit i Financave
- Pozita – Zyrtar i të Hyrave
- Pagesa – 423.47 € (bruto)
- Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar, (12 muaj)
- Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Këshillimi dhe edukimi i taksapaguesve.
- Barazon llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike.
- Gjenerimin me kohë të raporteve financiare.
- Përgatitjen e raporteve për gjendjen financiare te bizneseve qe aplikojnë për licencim ne KPMM.
- Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK.
- Përgatitja e Faturave për taksa administrative për aplikuesit për licenca dhe taksa vjetore.
- Kontrollimi i deklaratave periodike(TM1-TM4) te shfrytëzimit dhe pagesës se rentës minerare.
- Krahason dhe verifikon çdo pagese me raportet e specifikuara dhe të regjistruara në Free Balanc SIMFK.
- Kontrollimi i raporteve vjetore te kompanive te licencuara dhe krahasimi me Bilancin vjetor ne përcaktimin e humbjes dhe fitimit.
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kushtet:
Diplomë e fakultetit
Shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare - Fakulteti Ekonomik;
- Dy vite përvojë pune Profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
- Njohuri të thellë në fushën e të hyrave të financave;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Dokumentacioni i kërkuar:
- Diploma universitare
- Fotokopja e letërnjoftimit
- Ekstrakti i lindjes
- Dy - rekomandime (nëse keni)
- Certifikata të trajnimeve
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 15.02.2021 deri më datën 01.03.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në uebfaqen e KPMM-së: https://www.kosovo-mining.org/kpmm/mundesi-punesimi/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë - Adresa jonë: Rr. Armend Daci nr.1, Bregu i Diellit, Prishtinë, ose përmes emailit icmm@kosovo-mining.org.
VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038240252202 prej orës 08:00–16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.