Zyrtar/e i/e Sigurimit (2)

Ndërmarrja Publike Banesore
Publikuar më
07/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës 

  • Titulli: Zyrtar i Sigurimit- pozita (2)
  • Nr. i referencës: NPB/DMB/04.19
  • Lloji i Pozitës: Zyrtar i sigurimit
  • Orët e Punës: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 6 muaj)
  • Vendi i punës: Xhevdet Doda nr. 32, Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
  • I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit të Logjistikës

Detyrat e përgjithshme:

  1. Është përgjegjës për punën në sigurimin e hapësirës së NPB;
  2. Bën regjistrimin për gjendjen e sigurisë në hapësirat e NPB në intervale kohore në ditarin e shënimeve për gjendjen e sigurisë;
  3. Mban evidenca për çdo lëvizje të dyshimtë si dhe lajmëron organet përgjegjëse dhe menaxhmentin për sigurinë;
  4. Është përgjegjës për sigurinë dhe monitorimin e vazhdueshëm të hapësirave të NPB dhe kryen detyrat e sigurimit fizik të objekteve the aseteve të NPB-së;
  5. Në raste të sulmit apo të ushtrimit të dhunës nga persona të tjerë duhet që të lajmëroj organet e sigurisë dhe menaxhmentin e NPB;
  6. Është përgjegjës për zbatimin e rregullave dhe urdhëresave të menaxhmentit për raste të jashtëzakonshme apo për raste të veçanta që NPB ka në operimin e vet.

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë:

  1. Udhëheqësi i Divizionit të Logjistikës dhe Menaxheri i Departamentit për Mbështetje të Brendshme mund t’a ngarkojnë me detyra tjera sipas rasteve emergjente të NPB;
  2. Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhëresë të menaxhmentit mund t’i zëvenëdsojë dhe t'i kryejë detyrat tjera;
  3. Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti;

Kualifikimet:

  • Së paku shkollimi i mesëm;
  • Së paku 2 vite përvojë pune;
  • Certifikatë nga institucionet e licencuara në vend për sigurinë

Aftësitë:

  • Kurset dhe trajnimet tjera gjate karrierës profesionale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet tëshënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Shënim: Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë certifikatën mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur;

  • CV/Resume dhe dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data: 06.02.2021-20.02.2021

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.