
TEB ShA
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
Mundësi Punësimi
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë për pozitën: Zyrtar i Shitjes Direkte në Zyren Qendrore
Përgjegjësitë
- Të rekrutojë klientë të rinjë
- Të propozoj kredi individuale dhe Kredit Kartela për aprovim
- Të analizojë gjendjes financiare të klientit
- Bën promocione në terren dhe në baza të rregullta bën vizita klientëve
- Ofron këshilla profesionale klientëve drejt përzgjedhjes së produkteve ose shërbimeve
- Përkujdeset që klientët të kenë dokumentacionin e kompletuar
- Përfaqëson Bank-ën në mënyre të matur dhe efikase.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diplomë e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
- Të jetë efikas në shitje apo marketing te produkteve të bankes
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
- Njohuri bazike në Excel dhe Word te MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Licencë drejtimi automobili Kategoria B
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.
Afati i fundit për aplikim është 31.03.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.