
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Përshkrimi
SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- Titulli: Zyrtar i ri për Pranim dhe Protokollim-SMI
- Departamenti: Administratë
- Grada: 7
- I raporton: Udhëheqësit për Menaxhimin e Informacionit dhe Arkivës Elektronike
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Bën pranimin dhe regjistrimin e postës dhe shkresave në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit;
- Pranon dhe shpërndan postën në mënyrë elektronike përmes SMI-së në BQK;
- Pranon, regjistron, rishikon dhe shpërndan shkresat e hapura;
- Përgatitë dhe dërgon jashtë shkresat dhe materialet përmes SMI-së duke angazhuar shpërndarësin e postës ose shërbimin e kontraktuar për shpërndarje;
- Protokollon në SMI dhe mbanë një kopje të dokumenteve të ndryshme zyrtare, të cilat i dorëzon tek zyrtari i Arkivit për arkivim;
- Bën edhe punë tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare;
- Përvojë pune profesionale së paku 2 vite;
- Rrjedhshmëri në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe;
- Njohja e gjuhëve të huaja (anglisht) e dëshirueshme;
- Aftësi të mira komunikuese dhe te jetë i gatshëm për punë ne grup;
- Aftësi të mira të teknologjisë, programet Microsoft (Word, Excel, Outlook) si dhe aftësi të përshtatjes për punët me Sistemin e Menaxhimit të Informacionit, etj.
Të gjithë kandidatët duhet t’i dërgojnë dokumentet e nevojshme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust;
- Kopjet e diplomave, diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/ nostrifikuara zyrtarisht nga MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 29 mars 2022.
- Aplikimi mund të bëhet on line (https://hris.bqk-kos.org) ose përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr.22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.